LAJMI I FUNDIT:

Horoskopi javor për periudhën nga 08 – 15 qershor

Horoskopi javor për periudhën nga 08 – 15 qershor

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.

DASHI (21.03. – 20.04.)

Puna: Kushtoni kujdes afateve, është e mundshme diçka të anashkaloni kur është fjala për takimet e caktuara të natyrës afariste. Nuk është koha për vendime të rëndësishme, prandaj duroni dhe përballuni me detyrat sipas radhës ashtu siç ju vijnë. Do të keni ide të mira për plane të ardhshme, andaj lëreni mendjen tuaj të fantazojë, duke mos u mbështetur në atë që është reale në këtë moment – kjo mund të ndryshojë.

Shëndeti: Mund të dëgjoni lajme të cilat do t’ju shqetësojnë, mirëpo angazhimi juaj është i tepërt, mos iu ekspozoni atij stresi. Kjo është koha e vetëshqyrtimit dhe analizave, kjo do t’u qetësojë dhe do t’ju ndihmojë që të ruani ekuilibrin dhe të shmangni pasojat fizike, brengat dhe nervozizmin.

Dashuria: Këtë javë çdo problem mund ta zgjidhni bashkë me partnerin. Është ky komunikimi juaj më i rëndësishëm – bashkimi dhe kapërcimi i të gjitha pengesave. Bashkë jeni më të mirë dhe më të fuqishëm dhe për këtë do të jeni të vetëdijshëm më shumë se zakonisht. Deshtë e lirë flirtojnë sipas dëshirës – diçka, përkatësisht dikush ju shqetëson dhe ju nuk mund t’i shfaqni ndjenjat, për shkak që nuk mund t’i definoni. Bëni distancë, tërhiquni dhe shqyrtoni ndjenjat tuaja në qetësi.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Puna: Përcaktoni prioritetet dhe filloni të merreni me rishqyrtimin e hapave dhe veprimeve të deritashme. Është koha që të filloni ndryshimin i cili ju është i nevojshëm dhe nëse paraqiteni me vetëbesim dhe fuqishëm, planetët do t’ju përkrahin. Ju pret një udhëtim i dobishëm afarist.

Shëndeti: Janë të mundshme problemet kalimtare që kanë të bëjnë me motin. Disa probleme kronike mund të bëhen më të theksuara. Kushtoni kujdes vetes dhe bëhuni të disiplinuar.

Dashuria: Është i mundshëm një konflikt me partnerin, mirëpo nëse të dy nuk hiqni dorë nga kërkimi i shkaktarit të vërtetë dhe zgjidhja, deri në fund të javës do të mund të arrini mirëkuptim më të thellë dhe tolerancë më të madhe sesa deri tani. Demat e lirë gjithashtu mund të përballen me mosmarrëveshje me personat të cilët u interesojnë. Shkëndijat gjithashtu mund të çojnë deri në afrim.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Puna: Po ju lodh rutina ditore, mirëpo keni mundësi të arrini sukses, nëse jeni të pavarur në punë. Mos bëni plane të mëdha, përmbajuni asaj që keni filluar dhe vlerësoni realisht forcat dhe ndikimin tuaj.

Shëndeti: Gjeni ekuilibrin midis mendjes, trupit dhe emocioneve, zgjeroni interesimet dhe aktivitetet tuaja, mendoni pozitivisht dhe forconi imunitetin.

Dashuria: Partneri mund të ketë reagime në këtë periudhë, i cili mund t’ju duket fëmijëror. Durimi juaj është në sprovë, mirëpo e dini mirë që me kritikë të ashpër asgjë nuk do të arrini. Binjakët e lirë ballafaqohen me ndjenjat të cilat nuk i kanë pritur se do të zhvillohen dhe me idenë që ndoshta do të duhej t’ia thoshin personit tjetër. Merrni guximin, e kini përkrahjen e planetëve për qasje të hapur dhe të sinqertë.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Puna: Grindjet në punët ekipore dhe koha e përshtatshme për zhvillimin e projekteve do t’ju jenë bazë e afarizmit në të ardhmen. Bëhuni të përgjegjshëm dhe të përmbajtur në komunikimin me bashkëpunëtorët dhe partnerët afaristë.

Shëndeti: Dëgjoni intuitën tuaj dhe trupin tuaj, ju gjithmonë e dini më së miri çfarë ju dëmton, por edhe çfarë ju pëlqen – në këtë periudhë mund t’ju përshtaten disa aktivitete, përmbajtje dhe ushqime, të cilat zakonisht i shmangni.

Dashuria: Në marrëdhëniet me partnerin janë të mundshme mospajtimet të cilat do të zbulojnë dallimet në vlera të cilat deri tani nuk ju kanë penguar. Mos merrni kurrfarë qëndrimi, as vendimi, merruni me mirëkuptimin dhe pranimin. Gaforret e lira nuk do të duhej të nguteshin në lidhjet romantike, nëse nuk janë të sigurta në ndjenjat e tyre, ose vetëm për shkak që janë të mërzitur. Duke respektuar ndjenjat tuaja, do të keni pranë vetes personin përshtatshëm.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Puna: Planet tuaja afariste janë afër realizimit – mos u tregoni personave të cilët nuk i njihni mjaftueshëm. Mund të merrni oferta interesante, të cilat kanë të bëjnë me udhëtime, gjë që gjithsesi duhet t’i pranoni. Çdo gjë që do të filloni në këtë periudhë, do ta keni përkrahjene planetëve për realizim në të ardhmen.

Shëndeti: Ndiheni mirë dhe jeni plot energji – Mund t’u pengojnë alergjitë apo ndonjë problem tjetër me lëkurën, me të cilat do të manifestohet ndjeshmëria juaj e tepërt.

Dashuria: Jeni tepër të ndjeshëm në këtë periudhë dhe mund të lëndoheni dhe të ndiheni keq për diçka që partneri ka bërë apo ka thënë, por që vërtet nuk ka pasur qëllim të keq. Përpiquni t’i kontrolloni ndjenjat tuaja dhe mos e akuzoni partnerin për pandjeshmëri. Luanët e lirë nuk do të duhej të humbnin kohë në marrëdhënie sipërfaqësore dhe të përkohshme – ju jeni në kërkim të marrëdhënies cilësore, ndërsa nëse edhe keni menduar që në diçka kalimtare mund të gjeni ngushëllim, shpejt do të ndryshoni mendimin.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Puna: Punën ndajeni sipas prioriteteve, që të mos ngarkoheni shumë dhe të bini në situatën e tillë sa që të mos dini çfarë të bëni më parë. Mos hyni në rrezikime të panevojshme, vlerësoni mirë rrethanat dhe mos bëni kurrfarë veprimi derisa nuk jeni të sigurt në vlerësimin tuaj. Nëse ndodheni në ndonjë situatë të pazgjidhshme, qëndroni të vendosur, por edhe me takt, do të tregoni drejtësinë tuaj.

Shëndeti: Po ndiheni mirë – ko është periudha për grumbullim të energjisë pozitive dhe avancuese dhe çdo gjë që do të ndërmerrni, do të ndiheni mirë. Është momenti ideal që ushtrimet dhe dieta të tregojnë rezultate të kënaqshme.

Dashuria: Po ndiheni mirë dhe jeni shumë karizmatik në këtë periudhë, gjë që gjithsesi do të jetësoni marrëdhëniet me partnerin dhe do të fusni notën e sfidave në marrëdhënien tuaj. Nëse keni disa plane të përbashkëta, ato në këtë periudhë kanë gjithë përkrahjen planetare. Virgjëreshat e lira do të jenë shumë tërheqëse – do të mund të zgjedhin midis ftesave për takime, por mundeni edhe t’i pranoni të gjitha. Kryesisht do të kënaqeni me veten tuaj – derisa të takoni personin i cili ndanë interesimet tuaja dhe nivelin intelektual.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Puna: Kushtoni kujdes nëse puna juaj varet nga puna ekipore, kolegët nuk do të jenë tolerantë ndaj hutimit dhe habisë suaj. – Në ndonjë situatë tensioni mund t’i qetësoni epshet, t’i rregulloni marrëdhëniet dhe ta shndërroni atë telash në moment shumë të suksesshëm afarist.

Shëndeti: Është e mundshme rënia e energjisë dhe ndjenja e apatisë, pjesërisht për shkak të emocioneve tuaja të trazuara, por pjesërisht edhe për shkak të ndjeshmërisë ndaj situatave meteorologjike. – Pajtohuni, pushoni dhe kënaquni në përmbajtjet të cilat po jua preokupojnë mendjen dhe po jua angazhojnë emocionet, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Keni ndjenja të fuqishme dhe të thella, por mos u shpenzoni në përpjekjen që t’i nxirrni në pah, kjo është periudhë e paqëndrueshme në të cilën marrëdhëniet e komplikuara mund të komplikohen edhe më shumë, ndërsa ato të padefinuara mund të largohen edhe më shumë nga çdo definicion. Peshoret në marrëdhëniet e qëndrueshme me partnerin do të ndiejnë distancë te partneri, ndërkaq planetët këshillojnë që të mos përpiqeni që të afroheni – vetë do t’ju afrohet dhe të hapet kur të ketë mundësi, partneri e di që ju i jeni miku më i mirë.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Puna: Në punë po ballafaqoheni me kritika, të cilat janë të paarsyeshme, mirëpo juve po ju nxisin të mbroheni – mos veproni ashtu, sepse çdo reagim juaji do të çojë drejt konfliktit, i cili mund të ndikojë në statusin dhe pozitën tuaj. Mos merrni kurrfarë vendimi të rëndësishëm, por prisni që ndikimet e pavolitshme astrologjike të kalojnë.

Shëndeti: Ndjenja të ashpra, dramat në të gjitha frontet dhe stresi lënë pasoja fizike, andaj në këtë periudhë ndoshta do të ndiheni të sëmurë, mirëpo janë të mundshme edhe telashet të cilat për ju janë karakteristike.

Dashuria: Periudhë pasiononte për Akrepat – për ata që janë në lidhje, kjo mund të thotë këmbim të grindjeve të ashpra me periudhat e intimitetit pasionant, nga urrejtja deri te adhurimi, në të cilën ju do të ndiheni të zgjuar, të ngarkuar dhe aktiv, por partneri juaj heq dorë. Përpiquni ta kontrolloni veten, për shkak të qetësisë shpirtërore dhe shëndetit të partnerit. Akrepat e lirë do të mund të hynin në marrëdhënie intensive në të cilën për kohën më të shkurtër të mundshme mund të bëjnë dramën, për të cilën edhe vetë do të befasohen. Do të keni përshtypjen që personin tjetër e njihni nga ndonjë jetë tjetër, ndërsa afrimi i vërtetë është i mundshëm vetëm kur pasionet të qetësohen.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Puna: Po krijohen kushtet që t’i plotësoni disa detyra të cilat ia keni caktuar para shumë kohësh vetes, ndërsa më vonë i keni lënë pas dore. Nëse ende synoni realizimin e ëndrrave tuaja, tani është momenti që të orientoheni në atë drejtim dhe të ndërmerrni disa hapa. Në çdo punë do t’ju jetë ndihmë intuita juaj, si edhe kompetencat, të cilat do ta keni rastin t’i tregoni.

Shëndeti: Janë të mundshme reagime kalimtare alergjike dhe ndjeshmëri të rrugëve të frymëmarrjes – kushtoni kujdes vetes dhe forconi imunitetin. Do të jetë mirë të kaloni në ushqim më të shëndetshëm.

Dashuria: Në shtëpinë e dashurisë depërtimi i energjisë e cila thellon ndjenjat dhe nxit pasionin – janë të shkëlqyeshme për marrëdhëniet me partnerin, në të cilat tashmë keni filluar të vuani nga monotonia dhe po e kuptoni partnerin pa e analizuar mirë. Shigjetarët e lirë mund të njohin personin i cili do t’ua ndryshojë jetën, edhe pse mendojnë ashtu do të zhgënjehen shumë. – Analizojeni veten dhe përpiquni ta ndani realitetin nga idetë dhe frikësimet tuaja.

BRICJAPI (22.12 – 20.01.)

Puna: Vonesat, zvarritja dhe ndryshimi i planeve e karakterizojnë këtë periudhë, andaj pajiseni veten me durim dhe bisedoni me kolegët dhe bashkëpunëtorët për vështirësitë me të cilat po ballafaqoheni, në mënyrë që të gjeni bashkërisht zgjidhje optimale. – Nëse provoni mënyrën e re të punës, ai drejtim çon drejt suksesit, vetëm qëndroni të durueshëm dhe këmbëngulës.

Shëndeti: Jeni të shëndetshëm dhe ndiheni mirë – mund t’i lejoni vetes pak kënaqësi dhe ekzagjerime, sepse ato nuk do t’jua çrregullojnë rezultatet e disiplinës të cilën e keni krijuar.

Dashuria: Marrëdhëniet me partnerin janë të mira dhe të harmonishme, linjat e komunikimit janë të hapura dhe nuk ka mospajtime dhe heshtje, të cilat zakonisht ju krijojnë probleme me partnerin. Bricjapët e lirë do të mund të ndihen shumë aventurierë dhe të gatshëm të ndërmarrin rreziqe ndaj të cilave nuk janë të prirë. Megjithatë mbani vlerësimin racional, madje edhe nëse vendosni që t’u dorëzoheni ndjenjave.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Puna: Nga ju pritet që të tregoni iniciativën dhe t’i zgjidhni disa probleme të cilave të tjerët u shmangen, ndërkaq ju keni forcë për to. Posaçërisht nëse veproni me takt dhe mirësi, duke shfrytëzuar sharmin tuaj dhe gëzimin tuaj. Nëse miku ju ofron ndonjë propozim afarist, do të ishte mirë që ta përkrahnit, por jo t’i huazoni para, por me bashkim kreativ.

Shëndeti: Është i mundshëm intensifikimi i problemeve të vjetra dhe i dobësive, si edhe ndjenja e lodhjes dhe e apatisë. Dëgjojeni veten dhe ofroni mendjes suaj, zemrës dhe organizmit atë që kërkojnë nga ju.

Dashuria: Qëndroni në distancë, nëse partneri përpiqet t’ju tërheqë në debat – ai në atë mënyrë tregon që ka nevojë për kujdesin tuaj, andaj përqendrohuni në atë që t’i tregoni partnerit se është i rëndësishëm dhe i vlefshëm për ju. Ujorët e lirë do të mund të ndihen të mbingarkuar, mirëpo bollëkun e ndjenjave mund ta shfrytëzojnë në mënyrë konstruktive, në vetëvëzhgimin dhe zbulimin e disa shembujve, ose nëpërmjet ndonjë lloji të angazhimi artistik.

PESHQIT (20.02. – 20.03.)

Puna: Puna sjell të mira të cilat i keni pritur dhe me të cilat mund të jeni të kënaqur. Ruani shprehitë e punës, qasjen e qetë dhe e themeltë nëpërmjet avancimeve dhe suksesit. – Kini kujdes me dokumentacionin, posaçërisht nëse është fjala për shifra, që të mos ju shpëtojë ndonjë gabim i cili mund të krijojë problem.

Shëndeti: Nëse keni ndonjë problem kronik, të cilin e mbani nën kontroll, ndoshta në këtë periudhë do të jetë e nevojshme ta ndryshoni terapinë – madje edhe që ta zvogëloni apo ta ndërpritni.

Dashuria: Klima e ngrohtë në marrëdhëniet dashurore dhe familjare do ta shënojë këtë periudhë. Do të jeni të relaksuar dhe nuk do të ndiheni keq për shkak të ndjeshmërisë suaj, e cila ju bën që vazhdimisht të pyesni veten a është diçka reale, apo ju vazhdimisht imagjinoni. Peshqit e lirë do të ndihen të shqetësuar në mënyrë emocionale, shpirtërore dhe kreative. Kjo energji e çuditshme mund t’ju detyrojë t’i harroni disa aktivitete interesante dhe të reja, ndërkaq do të keni edhe raste të njihni dikë i cili ndien njësoj si ju dhe që po hulumton për diçka të paarritshme. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Intimitet dhe Pasion
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori