LAJMI I FUNDIT:

Hooper: Thaçi udhëheqës i mirë, por shumë pak e duan në Kosovë

Hooper: Thaçi udhëheqës i mirë, por shumë pak e duan në Kosovë

Analisti James Hooper, ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit, shpreh zhgënjim të thellë me mënyrën si po zhvillohet politika në Kosovë.

“Me sa rezulton, në Kosovë ka shumë pak udhëheqës me vizion. Mendoj se zoti Thaçi e ka treguar se është udhëheqës i mirë dhe e ka treguar se është serioz për të luajtur një rol kontruktiv në rajon. Ai është shumë elastik dhe konstruktiv. Shumë pak veta e pëlqejnë zotin Thaçi në Kosovë”, ka thënë Hooper për Zërin e Amerikës.


Marrëveshja për shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, në pikëpamjen e analistit Hooper, ishte një rezultat i një pune të përciptë e të pamenduar mirë nga ana e politikanëve të Kosovës, që ka sjellë një ngërç të rrezikshëm politik.