Honda NSX rikthehet si një model i rimodeluar me motor V6 falë Pininfarina

Pininfarina dhe kompania konkurrente Italdesign po “ri-dizajnojnë” përsëri modelin legjendar origjinal të Hondës NSX.
Lajme të mira kanë ardhur për adhuruesit e veturave të vjetra japoneze super me motor V6. JAS Motorsport dhe Pininfarina kanë njoftuar zyrtarisht se projekti i tyre i parë do të jetë “një derivat i Hondës NSX nga viti 1990”.
Pra, ky “superveturë sekret” për të cilin u përhapën informacionet e para më herët gjatë këtij viti, do të përfaqësojë një numër të kufizuar Hondash të modifikuara.
Pininfarina e ka bërë këtë më parë me gjeneratën e parë të NSX-it, dhe megjithëse nuk ka dizajnuar veturën për prodhim të masës, ka prezantuar konceptin HP-X që e ka paralajmëruar atë.
- YouTube www.youtube.com
Në projektin e ri, fokusi rikthehet te supervetura e dashur japoneze e legjendës braziliane të F1, Ayrton Senna. Shtëpia italiane e dizajnit do të transformojë NSX-in në një trup plotësisht prej karboni dhe do të ristrukturojë detajisht kokpitin.
JAS Motorsport, partneri i gjatë i Hondës në garat, do t’i dedikojë NSX-it njohuritë e tij të thella në autosport. Do të përdoren vetura prodhimi nga fillimi i viteve ’90, të zgjedhura për “shasinë dhe bazën mekanike”, do t’i pajisin me drejtim në anën e majtë ose të djathtë dhe motorit origjinal V6 atmosferik do t’i japin “nivel më të lartë fuqie, moment rrotullimi dhe reagim”.
Çdo motor do të jetë i lidhur me një transmetim manual 6-shkallësh, i cili do të dërgojë një numër aktualisht të panjohur kuajsh fuqi tek rrotat e pasme.
Projekti, ende pa emër, duket se do të “ofrojë për entuziastët dhe koleksionistët një përkufizim të ri dhe modern të konceptit Grand Touring që mbështet ADN-në e NSX-it; performancë të lartë, ekuilibër perfekt dhe siguri, por gjithashtu i shkëlqyer edhe në pistë”.
Më shumë informacion do të bëhet i njohur së shpejti, para prezantimit të plotë vitin e ardhshëm. /Telegrafi/











































