LAJMI I FUNDIT:

Honda krijon timonin që funksionon me “realitetin e zmadhuar”

Honda krijon timonin që funksionon me “realitetin e zmadhuar”

Makinat autonome nga Honda, pritet të ketë timon që funksionon shumë më ndryshe

Timoni është simbol i vozitjes, si dhe kontrollit të përgjithshëm, ndërsa prodhuesit e makinave, gjithnjë kanë bërë përpjekje për ta zëvendësuar atë, transmeton Telegrafi.

Pos formës të ndryshme rrethore, timoni vazhdon të mbetet i njëjtë, megjithëse i përditësuar me shumë lehtësira për shoferin.

Në Consumer Electronics Show, që zhvillohet në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara gjatë muajit që vjen, Honda do ta prezantojë timonin e ri.

Ky timon që mund të kontrollohet me “realitetin e zmadhuar”, kërkon që shoferi në jetë pranë, por kryen shumë funksione në mënyrë autonome.

Augumented Driving Concept është funksioni që e ka krijuar Honda, që është një tranzicion mes makinave të kësaj kohe dhe atyre autonome që lansohen në të ardhmen.

Sistemi përmban tetë nivele të ndryshme të vozitjes, që iu përshtatet makinave gjysmë vet vozitëse dhe atyre që voziten vet në mënyrë të plotë. /Telegrafi/