LAJMI I FUNDIT:

Honda Fit i ri, arrin me një çmim befasues (Foto)

Honda Fit i ri, arrin me një çmim befasues (Foto)

Në industrinë e automobilizmit, është e ditur se secili model i ri do të kushtojë më shtrenjtë se paraardhësi, qoftë edhe për një shumë simbolike.

Ky fakt bën që Honda Fit 2019, të befasojë të gjithë me çmimin bazë prej 17,080 dollarëve, që është i njëjtë me atë të modelit paraprak, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, kjo makinë nuk ka as ndryshime të mëdha, për dallim prej dy ndryshimeve të lehta.

Sistemi më u fuqishëm i ndriçimit dhe përfundimet nga platini në pjesën e jashtme, janë të vetmet dallime.

Fit vazhdon të arrijë në katër variante, si LX, Sport, EX dhe EX-L, teksa mund të porositet në tetë ngjyra të ndryshme. Motori mbetet i njëjti me 1.5-litra dhe katër cilindra, që prodhon 130 kuajfuqi.

Të interesuarit për këtë Honda, mund ta blejnë atë në fund të muajit që vjen, ndërsa në çmim është i përfshirë edhe transporti. /Telegrafi/