LAJMI I FUNDIT:

Homazhe te varri i Tahir Zemajt, Quni: Zbardhja e vrasjes, të jetë çështje që brengos të gjitha partitë politike (Video)

Homazhe te varri i Tahir Zemajt, Quni: Zbardhja e vrasjes, të jetë çështje që brengos të gjitha partitë politike (Video)

Në 16 vjetorin e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt, u bënë homazhe pranë varrezave të Tahir, Enis dhe Hasan Zemajt në fshatin Strellc të Epërm në Deçan.

Të pranishëm në këto homazhe ishin disa anëtarë të kryesisë së LDK-së.


Anton Quni, nga radhët e kësaj partie, tha se për zbardhjen e rastit të Zemajt, nuk duhet të jetë e angazhuar vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, por të gjithë.

“Zbardha e vrasjes së Tahir Zemajt, duhet të jetë çështje që brengos të gjitha partitë politike dhe gjithë qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh ngjyrimet politike. Këto kuadro kur u angazhuan për çlirimin e Kosovës, ishin profesionistë e më së paku partiak”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Anton Quni.

Gjersa Fadil Hadergjonaj, bashkëluftëtar i kolonelit Tahir Zemaj tha se përjetësisht do ta kujtojë atë si një udhëheqës ushtarak me vizion.

“Sot është lehtë të flasim, por rrethanat kur ka vepruar kolonel Tahir Zemaj me bashkëpunëtorët e tij ishin shumë ndryshe dhe të vështira. Njerëzit e mëdhenj të rrethana të vështira japin provimin”, deklaroi Fadil Hadergjonaj, përcjell Telegrafi.

E dhimbjen familjarëve po ua lehtësojnë miqtë, dashamirët dhe qytetarë të shumtë që bëjnë homazhe çdo vit pranë varrezave të ndjerëve, kështu tha Armend Zemaj, deputet i Kuvendit të Kosovës njëherësh edhe familjarë i kolonelit të ndjerë.

“Është përvjetor i dhimbjes, por mbi të gjitha i krenarisë kur mblidhen pranë varrit të tij dhe pranë familjes, miq, shokë, bashkëpunëtorë, ushtarakë, njerëz të institucioneve duke respektuar punën, aktivitetin e tij, por edhe përkushtimin për çlirimin e vendit. Për ne kjo është lehtësuese. Pjesa tjetër që e rëndon dhimbjen tonë është mos zbardhja e rastit të vrasjes”, deklaroi Armend Zemaj.

Kolonel Tahir Zemaj u vra në Pejë në vitin 2003  bashkë me të u vranë edhe djali i tij, Enisi, dhe kushëriri i tyre, Hasan Zemaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori