LAJMI I FUNDIT:

Homazhe për Afrim Bunjakun, Komision për skandalin në Onkologji dhe protesta – ngjarjet e javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut

Homazhe për Afrim Bunjakun, Komision për skandalin në Onkologji dhe protesta – ngjarjet e javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut

Java që e lamë pas në Maqedoninë e Veriut solli disa zhvillime të rëndësishme në vend. Në disa qytete të RMV-së u bënë homazhe për policin e vrarë nga terroristët serb në Kosovë, gjithashtu pati protesta nga punonjësit e Prokurorisë Publike, ndërsa Gjykata Kushtetuese solli vendim për anulimin e udhëzimit për regjistrat amë.

Telegrafi Maqedoni më poshtë iu sjell lajmet kryesore të javës së kaluar në Maqedoni.

Banorët e Tetovës dhe disa qyteteve tjera, të hënën e kaluar iu bashkangjitën organizimit mbarëkombëtar për homazhe për dëshmorin e kombit Afrim Bunjaku, i nga terroristët serb në Kosovë. Pjesëmarrësit në këto homazhe shpresonin që Afrim Bunjaku të jetë dëshmori i fundit i kombit shqiptar, ndërsa kërkuan që ndërkombëtarët të dënojnë shtetin serb.


Tetova me homazhe për policin Afrim Bunjaku, ndizen qirinj në qendër të qytetit
Lexo po ashtu Tetova me homazhe për policin Afrim Bunjaku, ndizen qirinj në qendër të qytetit

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë javën e kaluar solli vendim për anulimin e Udhëzimit për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit për evidencën në regjistra amë, me arsyetimin e se është shkelur neni 52 i paragrafit 2 të Kushtetutës, përkatësisht nuk është respektuar afati kushtetues në të cilin është dashur të publikohet ky udhëzim.

Gjykata Kushtetuese e RMV-së anulon vendimin për udhëzimin në regjistrat amë
Lexo po ashtu Gjykata Kushtetuese e RMV-së anulon vendimin për udhëzimin në regjistrat amë

Javën e kaluar punonjësit e Sindikatës së Administratorëve Gjyqësor dhe Shoqatave Qytetare nga Gjykata Administrative nga e gjithë shteti kanë protestuar në Shkup, duke kërkuar rritje të pagave për 78 përqind dhe kthimin e shtesave prej 35 përqind.

Ata paralajmëruan se do të vazhdojnë edhe këtë javë me protesta.

Protestojnë punonjësit e Prokurorisë Publike në Maqedoni, kërkojnë rritje të pagave
Lexo po ashtu Protestojnë punonjësit e Prokurorisë Publike në Maqedoni, kërkojnë rritje të pagave

Javën e kaluar Komisioni për zgjedhje dhe emërime në Kuvendin e RMV-së, miratoi Komisionin Hetimor i cili do të shqyrtojë skandalin në Klinikën e Onkologjisë. Rashela Mizrahi nga OBRM-PDUKM do të kryesojë këtë komision, ndërsa anëtarë do të kenë edhe partitë LSDM, BDI dhe ASH./Telegrafi/

Miratohet përbërja e Komisionit Anketues në Kuvend për skandalin në Klinikën e Onkologjisë
Lexo po ashtu Miratohet përbërja e Komisionit Anketues në Kuvend për skandalin në Klinikën e Onkologjisë

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori