LAJMI I FUNDIT:

Homazh për Kiço Blushin: Atë dhe Vangjush Furxhiun i ngelën në gjimnaz në Letërsi, në lëndën që u bënë figura kombëtare

Homazh për Kiço Blushin: Atë dhe Vangjush Furxhiun i ngelën në gjimnaz në Letërsi, në lëndën që u bënë figura kombëtare
Rikard Ljarja

Rikard Ljarja

Kiçoja iku… Shkoi… U njohëm më 1962. Me një vit vonesë. Nga një paradoks: Në vitin e fundit të gjimnazit, në maturë, dy nxënës që ishin rritur bashkë që fëmijë se ishin komshinj, i mbetën në klasë.


Në letërsi.

Kështu që ishin të detyruar të përsëritnin vitin.

Këta ishin: Vangjush Furxhiu dhe Kiço Blushi. Të dy erdhën me një vit vonesë në universitet.

Nuk ishte paradoks?

Të dy u bënë figura kombëtare, pikërisht në atë lëndë që mbetën në klasë. Prandaj edhe unë i njoha me një vit vonesë.

Fjetëm në një dhomë në konvikt me Kiçon. Kiçoja shkruante vjersha në fletore me stilograf me bojë blu (një nga këto poezi në dy faqe fletoreje e kam ende sot diku mes letrave të mia).

Ndonjë të shtunë pinim raki, birrë apo ç’të kishte qëlluar me ca salsiçe të fryra faqekuqe dhe me një gjysmë panineje të rreshkur, duke kruar fundet e xhepave. Ndonjëherë edhe e tepronim kur ktheheshim natën, duke kënduar në mes të bulevardit, aq sa rojet e Kryeministrisë na ndalonin. Po kur merrnin vesh se ishim studentë… nuk e bënin problem (ishin vitet ’60). Te dera kryesore e Kryeministrisë një natë qëlloi Fehmiu, një shkodran i mirë që njiheshim për fytyrë, na dha ca këshilla dhe… Natën e mirë, kujdes herë tjetër…

Po asnjëherë nuk e kaluam masën.

“Ishim djem të mirë, i kishim të gjitha mundësitë të rrëshqisnim”, më tha një ditë tani vonë. “I kishim mendtë në kokë dhe mos harro se nuk i kishim mbushur të njëzetat apo aty rrotull”.

Shkolla mbaroi. U diplomuam. Po nuk e kënduam “Gaudeamus”… Pastaj, hymë në jetë. Gjithçka ishte ndryshe, nuk ishte si atëherë kur ishim studentë. Dhe nuk kishim se kush të na këshillonte.

Për të pirë, prapë pinim, po gjithmonë me karar.

Filluan bërrylat.

Ishte i pari që mori një goditje të fortë turinjve. Iu morën pak këmbët, por nuk u rrëzua. Të çash mes tallazeve të krijuesve, sidomos të paaftëve, pa asnjë përkrahje ishte e vështirë, po puna me ngulm dhe talenti diku do të dilnin në faqe.

Dhe Kiços i doli.

Poet, romancier, skenarist (skenari është një gjini e veçante e letërsisë, është baras me një roman e ndoshta dhe pak më shumë).

Kiçoja ishte qytetar i mirë. Nuk ishte indiferent. Shkrimet e tij për çështje sociale janë për t’u marrë shembull.

Të flasësh për krijimtarinë e Kiços…

Nuk ishte as majtas e as djathtas. Ishte drejt… drejt… I drejtë deri në fund dhe i bardhë.

Ne ishim një grup shokësh të një brezi, që merreshim vesh shumë mirë me njeri-tjetrin, pak a shumë ishim në të njëjtën sferë të krijimtarisë: gazetar, shkrimtar, aktor… dhe tashti arritëm një moshë… disa prej nesh u larguan nga kjo jetë duke lënë kujtime veç të mira, lanë punë, lanë humor, lanë trashëgimtarë…

Dhe Kiçoja iku…

Ne nuk do ta harrojmë dhe jo veç ne. E kam ende në vesh zërin e tij që gurgullonte në telefon një natë para se të shtrohej në spital… gjithashtu dhe të nesërmen e orën 9:20 nga spitali…

Dhe shkoi…

…Ndoshta… ndoshta shkoi tek Ai, të cilit i mbante emrin…

Në trend Kultura

Më shumë
Ferri i shqipëruesit të “Komedisë Hyjnore”

Ferri i shqipëruesit të “Komedisë Hyjnore”

Kulture
Kanti dhe çështja për paqen

Kanti dhe çështja për paqen

Analiza
Arkitektura dhe arti i xhamive me kube në Kosovë

Arkitektura dhe arti i xhamive me kube në Kosovë

Kulture
Shkrim i vitit 1903, në “The Spectator”: Revolta në Kosovë dhe kërcënimi i paqes evropiane!

Shkrim i vitit 1903, në “The Spectator”: Revolta në Kosovë dhe kërcënimi i paqes evropiane!

Kulture
Gorbi!

Gorbi!

Kulture
Kanuni i Skënderbeut, vepër monumentale e kulturës sonë

Kanuni i Skënderbeut, vepër monumentale e kulturës sonë

Fjala+
Kalo në kategori