Në Holandë, gati 89 milionë euro janë mbledhur për të prekurit nga tërmetet në Turqi dhe Siri. Fondacioni i Organizatave Humanitare Bashkëpunuese (Giro555) në vitin 1999 kishte mbledhur 52 milionë euro për Kosovën.
Gazetari turk që punon në shtetin holandez, Sinan Can, si dhe këngëtarja turke, Karsu Donmez, kanë zbardhur shumën totale të mbledhur përmes donacioneve.
Donmez nuk ka mundur t’i mbajë lotët në momentin kur në ekran u shfaq shuma prej gjithsej 88.921.469 eurove.
“Vend i vogël me zemër të madhe”, tha Sinan Can për holandezët që dhuruan para mbrëmë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri.
View this post on Instagram
“Është e jashtëzakonshme se sa shumë para janë mbledhur në Holandë. Kaq shumë njerëz kanë vepruar duke thirrur në panelet tona, duke dhuruar online, por veprime janë ndërmarrë përreth vendit edhe nga të rinj e të moshuar. Dhe të gjitha këto para janë tepër të nevojshme dhe do të shpenzohen mirë për ndihmë emergjente në Turqi dhe Siri”, ka thënë drejtori i Giro555, Michiel Servaes.
Ndërkohë, “Turqia, një zemër” ishte motoja e fushatës së mbrëmshme televizive, ku morën pjesë dhjetëra aktorë dhe personalitete të fushave të ndryshme.
Gjatë natës së kaluar, e cila u transmetua bashkërisht nga të gjitha televizionet, u grumbulluan 115 miliardë e 146 milionë e 528 mijë lira turke (5.7 miliardë euro) duke u dërguar më shumë se nëntë milionë SMS.
Theksojmë se përmes telefonit edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një milion euro për të prekurit nga tërmetet
Ndryshe, Turqia deri më tani ka regjistruar mbi 35 mijë viktima dhe shumë dëme materiale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë