Hokeisti shqiptar bëhet viral në rrjetë për rrahjen brutale që i bëri kundërshtarit

Hokej është njëri nga sportet më të popullarizuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aty ka një rivalitet tejet të madh mes skuadrave.
Kampionati kryesor atje është NHL ku është së bashku Amerikë - Kanada.
Në atë kampionat aktivizohen edhe hokeistë të ndryshëm shqiptarë, por që kanë nënshtetësi amerikane ose kanadeze.
Njëri nga ta është Arber Xhekaj i cili luan për skuadrën e famshme kanadeze Montreal Canadiens.
https://twitter.com/JeanDuv20608715/status/1583628878769115136?s=20&t=Nk6iibuJTaGM5vKNxOr7rg
21-vjeçari njihet për luftën e madhe që bën në fushën me akull, derisa në ndeshjen e fundit ndaj Arizona Coyotes është bërë viral në rrjet.
Xhekaj ka qenë i papërmbajtshëm përballë kundërshtarit ku pas një zënke e rrahu keq duke e shtrirë për toke.
https://twitter.com/scottmatla/status/1583239760503771136?s=20&t=9dTeR3Fs2cd6WdYORQmOuA
E gjitha ndodhi kur Zack Kassian kishte sulmuar portierin e Montreal dhe Xhekaj më vonë u hakmarrë.
Ishte një aksion mes Xhekajt dhe Kassian, ku shqiptari i hoqi dorëzat dhe filloi ta rrahë kanadezin derisa e shtriu në tokë.
"Xhekaj është një lojtar hokej, por ai sjell qëndrueshmëri në ekipin tonë. Ai është i aftë të luftojë dhe kjo është pjesë e lojës", ka thënëtrajneri i tij Martin St. Louis. /Telegrafi/





















































