Një klub surprizë nga Liga Premier ka shfaqur interes për transferimin e Rasmus Hojlund këtë verë, sipas raportimeve befasuese. 

E ardhmja e Hojlund te Manchester United është e pasigurt pas transferimit të bujshëm të Benjamin Sesko nga RB Leipzig. 


Sesko, i cili ka tërhequr vëmendje që në stërvitjen e parë me skuadrën e re, u transferua për 73.7 milionë eurodhe pritet të jetë sulmuesi kryesor për sezonin 2025/2026. 

Ndërkohë, Hojlund është përfolur gjerësisht për një largim të mundshëm nga “Old Trafford” këtë verë. 

Klube të ndryshme evropiane po ndjekin nga afër situatën e tij, përfshirë Interin dhe Milanin në Itali, si dhe Borussia Dortmundin në Gjermani. 

Milani ka qenë në bisedime me “Djajtë e Kuq” dhe ka ofruar një huazim prej 4.5 milionë paund, me një opsion blerjeje për 39 milionë euro. 

Së fundmi, një tjetër skuadër është futur në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit danez. 

Sipas The Daily Mail, Fulham ka shfaqur interes fillestar për Hojlund dhe po shqyrton një lëvizje të mundshme, pasi sulmuesi i tyre Rodrigo Muniz është objektiv i Atalantës.

Megjithatë, Fulham duhet të ketë garanci që Hojlund dëshiron të transferohet, përpara se të bëjë një ofertë konkrete. 

Deri më tani, skuadra e Marco Silvës ka bërë vetëm një përforcim këtë verë dhe tekniku portugez është në kërkim të afrimeve të tjera para fillimit të sezonit të ri. 

Manchester United është e gatshme ta largojë 22-vjeçarin, i cili nuk ka bindur që pas transferimit të tij nga Atalanta për 72 milionë euro në verën e vitit 2023./Telegrafi/

telegrafi sport app