Hoffenheim i ka arkëtuar pikët e plota në përballjen ndaj Freiburg, në kuadër të xhiros së 22-të në Bundesliga.

Skuadra ku luajtën tre yjet e Kosovës titullarë, pra Fisnik Asllani, Albian Hajdari e Leon Avdullahu u këndellen shpejtë nga humbja e thellë prej Bayernit për të fituar me rezultat 3-0.


Asllani asistoi te Andrej Kramaric pas vetëm pesë minutave lojë, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Sidoqoftë, ylli i Kosovës s’u dorëzua duke e gjetur rrugën drejtë rrjetës pas asistimit të Coufal për ta zhbllokuar epërsinë (46’).

Për Asllanin ky ishte goli i tetë në Bundesliga këtë edicion, ku edhe i dha fund ecurisë prej tetë ndeshjeve pa gol.

Ndërkohë, fitoren e vulosi Kabak pas një tjetër asistimi të Coufal (51’).

Krejt në fund në skenë doli edhe i inkuadruari Gendrey, që u përkujdes për epilogun përfundimtar 3-0 (90+5').

Me këtë fitore të madhe, Hoffenheim mban pozitën e tretë me 45 pikë ndërsa Freiburg bie në vendin e tetë me 30 sosh./Telegrafi

telegrafi sport app