Dje (e hënë), pas përfundimit të edicionit të parë të Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, organizuar në Prishtinë nga Kimete Kasumi dhe koordinatori Berat Armagedoni, drejtorit të bibliotekës “Hivzi Sulejmani” të Prishtinës i janë dorëzuar 49 tituj të rinj të librave dhe të veprave të botuara në vitet 2017-2020, me gjithsejtë 228 ekzemplarë. Ky donacion përbëhej nga libra me poezi, me prozë, me studime nga fusha e gjuhës, e letërsisë, e gazetarisë, e historisë, e filmit etj.
Drejtori i bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, Munish Hyseni, përgëzoi organizatoren e panairit dhe koordinatorin e tij, si dhe shprehu falënderime për mbledhjen dhe për dhurimin, nga botues dhe individë, të librave për bibliotekat e shkollave të Prishtinës. Drejtor Munishi bëri me dije se, pas klasifikimit që do t’ua bëjnë librave dhe veprave të dhuruara, do t’i shpërndajnë nëpër shkollat e kryeqytetit – Prishtinës.
Ndërkaq, koordinatori i panairit, Berat Armagedoni, tha se edicionin e ardhshëm të panairit do ta pasurojnë edhe me aktivitete të tjera si dhe sërish do të mbledhin dhe të dhurojnë libra për bibliotekat e shkollave fillore të mesme të ulëta dhe për shkollat e mesme të larta.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTalibanët na shënjuan, na rrahën, na përzunë: Kështu e mbajmë gazetën tonë afgane në mërgim
Dinastia shqiptare që qeverisi Egjiptin për 150 vite: Shqiptar jam e shqiptar do vdes
Ferri i Shqipërisë ateiste
Dokumentari për Lin Delinë
Jeta në komunizmin shqiptar
Padija si shëmti
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës