LAJMI I FUNDIT:

Historiku i taksës 100 për qind – nga vendimi për vendosjen nga Haradinaj, deri te vendimi për largimin e saj nga Kurti

Historiku i taksës 100 për qind – nga vendimi për vendosjen nga Haradinaj, deri te vendimi për largimin e saj nga Kurti

Që nga 21 nëntori i vitit 2018, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina kanë qenë të detyruara të paguajnë taksën 100 për qind, për të futur mallrat e tyre në territorin e Kosovës. Vendimin për vendosjen e kësaj mase e kishte marrë kryeministri i atëhershëm, Ramush Haradinaj.

Në atë kohë, ish-kryeministri Haradinaj kishte obliguar Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë dhe të gjitha institucionet relevante, që të largojnë dhe të ndalojnë importin dhe hyrjen potenciale në treg të të gjitha produkteve, të cilat nuk i referohen dhe janë në kundërshtim me emërtimin zyrtar dhe kushtetues të Republikës së Kosovës.


Vendimi për vendosjen e kësaj mase për mallrat e Serbisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës ishte përshëndetur nga subjektet politike në Kosovë, prodhuesit kosovarë e qytetarët. Mirëpo, kundër taksës ishin deklaruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe vendet e Bashkimit Evropian, të cilët kanë kërkuar në vazhdimësi që taksa të largohet dhe pala kosovare dhe ajo serbe të kthehen në tryezën e bisedimeve.

Përkundër thirrjeve të shumta, ish-kryeministri nuk kishte pranuar të largojë këtë masë. Kësisoj, Haradinaj kishte deklaruar se vendimi për taksë është marrë për tu mbrojtur nga fushata agresore që e bënte Serbia në arenën ndërkombëtarë, duke lobuar për ç’njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruan Telegrafi.

Qeveria e Kosovës vendos taksë 100% për prodhimet e Serbisë
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës vendos taksë 100% për prodhimet e Serbisë

Nuk kaluan më shumë së 10 muaj nga vendosja e taksës, Haradinaj kishte ofruar dorëheqje nga pozita e tij si kryeministër, fillimisht ai kishte pohuar se dorëheqje po jep për shkak se ishte thirrur nga Gjykata Speciale, e më pas kishte pranuar se dorëheqja e tij, kishte të bëjë pikërisht me vendimin për taksën, dhe presionit të madh që i ishte bërë.

Mirëpo, gjërat filluan të ndryshuan me ardhjen e Albin Kurtit në pushtet. Gjatë fushatës zgjedhore dhe në fillim të mandatit të tij, Kurti, ka përsëritur se taksën 100 për qind do ta zëvendësojë me reciprocitet të plotë.

As ky qëndrim i Kurtit nuk u mirëprit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I dërguari i posaçëm i SHBA-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pohoi se duan largimin e plotë të taksës dhe jo reciprocitetin.

Largimin e taksës e kërkuan edhe partia me të cilën bashkë-qeveris Albin Kurti, Lidhja Demokratike e Kosovës. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kishte thënë se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm me SHBA-në, dhe se asnjë tarifë dhe asnjë reciprocitet nuk matet me peshën e partneritetit, sidomos me SHBA-të por dhe me BE-në.

Të gjitha këto, ndikuan që kryeministri Albin Kurti, sot më 27 shkurt, të bëjë të ditur se taksa 100 për qind do të largohet më 15 mars, vetëm për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, shkruan Telegrafi.

Kurti: Me 15 mars largohet pjesërisht taksa, nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor
Lexo po ashtu Kurti: Me 15 mars largohet pjesërisht taksa, nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor

Kryeministri po ashtu ka bërë të ditur kushtet që do të vendos për Serbinë dhe BE-në, si dhe taksën do ta largojë në prill në një afat prej 90-ditësh, dhe në qoftë së shteti serb nuk reflekton atëherë do ta rikthejë taksën.

“Pas takimeve me odat dhe shoqatat e ndryshme të ndërmarrësve vendorë, e sidomos me prodhuesit tanë, dhe pas leximit të analizës mbi reciprocitetin e munguar me Serbinë, punuar nga Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, kam ardhur te ky qëndrim sa i përket rrugës përpara lidhur me tarifën 100%”, ka pohuar Kurti.

1. Si Qeveri e Kosovës, gjatë javës së ardhshme, do të marrim vendim, që nga data 15 mars 2020, të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Kjo si shenjë e vullnetit të mirë dhe gatishmërisë sonë për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë.

2. Ftojmë Serbinë që si përgjigje ndaj këtij vendimi të palës kosovare të zotohet se do ta ndërpresë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe po ashtu të nis me eliminimin e barrierave tregtare jotarifore ndaj Kosovës. Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në ndalimin e fushatës jomiqësore dhe zotohet për heqje të shpejtë të barrierave jotarifore me Kosovën, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, Qeveria e Kosovës do të heqë tërësisht tarifën për importet nga Serbia dhe BeH për një periudhë prej 90 ditësh.

3. Bashkimi Evropian ta vlerësojë lart vendimin e palës kosovare për ta hequr tarifën prej 100%, duke ofruar liberalizimin e vizave para Samitit të Zagrebit më 7 maj 2020.

4. Në rast se Serbia nuk e përfill vullnetin e mirë të Qeverisë së Kosovës për eliminim të barrierave ekonomike, tregtare dhe politike në raportet e ndërsjella dhe për pasojë nuk e pushon fushatën jomiqësore në rrafshin ndërkombëtar dhe nuk fillon me heqjen e barrierave në marrëdhëniet me Kosovën, atëherë qeveria e Kosovës me fillim nga data 1 prill do të fillojë implementimin gradual të principit të reciprocitetit, njëherë në fushën e tregtisë e më pastaj edhe në atë ekonomike e politike.

5. Në rast se pala serbe nuk reflekton as pas një periudhe prej 90 ditësh nga vendimi fillestar për heqjen e tarifës për importin e lëndës së parë, atëherë qeveria e Kosovës me fillim nga data 15 qershor do ta rikthejë tarifën për importet nga Serbia, teksa vazhdohet implementimi i filluar me 1 prill i reciprocitetit.

6. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dalin që në fillim me instrumente të detajuara dhe afate kohore që listojnë benefitet nga angazhimi i sinqertë i palëve në tejkalimin e barrierave tregtare, ekonomike dhe politike; mekanizmat për evidentimin dhe adresimin preciz të mospërmbushjes eventuale të detyrimeve nga palët; dhe, po ashtu, edhe listimin e konsekuencave për palën jo bashkëpunuese në proces.

7. Rivlerësimi i këtij vendimi varet nga rezultatet qe ai prodhon në arritjen e këtyre objektivave. Reciprociteti i plotë tregtar, ekonomik dhe politik instalohet pas 15 qershorit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori