Historike, një gjyqtare femër gjykon në Superkupën e Evropës

Si asnjëherë më parë, një gjyqtare femër do ta drejtojë Superkupën e Evropës.
Fituesit e Ligës së Kampionëve, Liverpool dhe kampionët e Ligës së Evropës, Chelsea do të ndeshen në Superkupën evropiane.
Kjo ndeshje finale do të zhvillohet më 14 gusht në Stamboll, ndërsa UEFA ka caktuar edhe gjyqtaren e këtij takimi.
Këtë finale do ta gjykojë gjyqtarja franceze Stephanie Frappart.
Kjo do të jetë hera e parë që një gjyqtare gjykon në finalen e Superkupës evropiane. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































