LAJMI I FUNDIT:

Historia socio-ekonomike e Kosovës në shekullin XVIII

Historia socio-ekonomike e Kosovës në shekullin XVIII

Nga shtypi ka dalë libri monografik i historianit dhe osmanistit Agron Islami, Areali i Kosovës në kohën osmane: një histori socio-ekonomike e shekullit XVIII. I botuar nën siglën e Institutit të Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, libri është studim që përqendrohet në historinë sociale ekonomike dhe politike të trevës së Kosovës gjatë shek. XVIII.

Monografia është ndarë në katër krerë. Në kreun e parë është marrë në studim aspekti administrativ i hapësirës së Kosovës gjatë viteve 1455-1800, ku dëshmohet se Kosova gjatë kësaj periudhe klasike osmane shtrihej në tri sanxhaqe kryesore, atë të Vushtrrisë (Vilçiterinës), Dukagjinit dhe Prizrenit. Pjesë e këtij kapitulli janë edhe lagjet e qyteteve kryesore të Kosovës gjatë kësaj kohe.

Kreu i dytë trajton objektet dhe hapësirat urbane të qyteteve, duke ofruar të dhëna me interes për imazhin e qyteteve të Kosovës në këtë kohë të cilat organizoheshin nga objekte sakrale dhe profane, si: kalatë, xhamitë, mesxhidet, teqet, Patrikana e Pejës me mitropolitë e saja, hamamet, urat, çezmat dhe objektet e tjera të arsimit – mejtepet dhe shkollat e ciklit më të lartë etj. – të cilat ofrojnë pamje të plotë të urbanistikës së qyteteve gjatë kësaj periudhe.


Kreu i tretë i cili merr në studim jetën sociale, fillon me të dhëna demografike të shekujve XV-XVIII. Në kuadër të këtij kreu janë ofruar shembuj nga dokumente osmane mbi familjen shqiptare, kurorëzimet, shkurorëzimet, përkujdesjen ndaj fëmijëve jetim (bonjak), pastaj sistemin e komunikimit (menzilhanet), veprimtarinë tregtare (panairet, çarshitë, esnafët dhe zejet), rendin dhe qetësinë (çështje gjyqësore, burgosje, internime etj.) …

Ndërsa, në kreun e katërt dhe të fundit, është trajtuar jeta ekonomike gjatë viteve 1700-1800. Këtu janë identifikuar llojet e taksave të cilat merreshin nga popullata e Kosovës, pastaj janë ofruar të dhënat mbi aktivitetin në fushën e blegtorisë dhe bujqësisë dhe krejt në fund është marrë në studim edhe rivitalizimi i minierave në Novobërdë, Janovë e Moçme (Janjevë), Bellasicë, Bërvenik dhe Trepçë, duke mos përjashtuar edhe të dhëna për të ardhurat e Kalhanës (shkritores) së Novobërdës gjatë vitit 1700-1800.

Ky libër i cili përbëhet nga 391 faqe, në vete përmban të dhëna të detajuara dhe të bazuara në dokumentacionin osman të hartuar në zyrat e administratës osmane mbi pashallarët shqiptarë që qeverisnin me Kosovën gjatë këtij shekulli, kadinjtë dhe gjithë personelin e gjykatës osmane në Kosovë.

Libri monografik i Agron islamit ka marr vlerësim nga kompetentët e kësaj fushe, sikur Prof. Dr. Ferit Duka nga Universiteti Europian i Tiranës, prof. dr. Fikret Saricaoglu nga Universiteti Istanbul, Prof. Dr. Memli Krasniqi nga Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Prof. Asoc. Orges Drançolli nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Kalo në kategori