Ndërsa gratë u ndaluan të zotëronin biznese në Francën e shekullit të XIX, tri të veja, të cilat ishin të përjashtuara nga rregulli, krijuan disa nga perandoritë më të mëdha të Shampanjës.
Në periferi të qytetit verilindor francez të Reims, disa rrugë të dërgojnë drejt një vile me porta të mëdha. Veturat rreshtohen në një rrethrrotullim të rrethuar nga fusha të shumta. Ajri është i pastër dhe natyra është e qetë. Por, puna e vërtetë ndodh 20 metra nën tokë, raporton bbc.
Në këto ambiente të nëndheshme gjenden më shumë se 200 kilometra bodrume, me miliona shishe shampanje, të paetiketuara dhe të mbuluara nga pluhuri. Disa janë me kokë poshtë, të cilat shkëlqejnë në dritën e zbehtë të bodrumeve në sfondin e tuneleve që me sa duket nuk të dërgojnë askund. Të tjerat janë grumbulluar në ‘shpella’ të vogla të ruajtura nga porta prej hekuri. Kjo është pika zero e tregut botëror të shampanjës.
Dhe, historikisht në shpella sundonin të vejat, transmeton Telegrafi.
Disa nga risitë më të mëdha të shampanjës erdhën në saje të zgjuarsisë së disa grave. Në shekullin e XIX, “Kodi i Napoleonit” ua kufizonte grave të zotëronin biznese në Francë, pa lejen e burrit ose babait.
Megjithatë, të vejat u përjashtuan nga rregulli, duke krijuar një zbrazëti për Barbe-Nicole Clicquot-Ponsardin, Louise Pommery dhe Lily Bollinger – ndër të tjera – për t’i kthyer vreshtat në perandori dhe ta transferojnë industrinë e shampanjës, duke ndryshuar përgjithmonë mënyrën se si prodhohet dhe tregtohet.
Në vitin 1798, Barbe-Nicole Ponsardin u martua me François Clicquot, i cili drejtonte një biznes të vogël të tekstilit dhe të verës, i quajtur fillimisht Clicquot-Muiron et Fils. Biznesi u kthye në një fatkeqësi financiare.
Kur Clicquot vdiq në vitin 1805, duke e lënë atë të ve në moshën 27-vjeçare, ajo bëri zgjedhjen jokonvencionale duke marrë përsipër menaxhimin e kompanisë.
“Ishte një vendim shumë i pazakontë për një grua të klasës së saj”, tha Tilar Mazzeo, historian i kulturës dhe autor i “The Widow Clicquot”. “Do të kishte qenë jashtëzakonisht e pazakontë që ajo të kishte një biznes, sepse nuk kishte nevojë… Ajo mund ta kishte kaluar jetën e saj duke vizatuar dhe shëtitur…”.
Ajo nuk kishte para për biznesin dhe këto ia kërkoi vjehrrit të saj – ekuivalentin e sotëm prej rreth 835 mijë eurove.
“Çuditërisht, vjehrri i saj tha po”, shpjegoi Mazzeo.
Që në fillim, Barbe-Nicole shfrytëzoi statusin e saj të ve si një mjet marketingu, duke korrur më pas rezultate pozitive. Shtëpia e shampanjës mori emrin, “Veuve Clicquot-Ponsardin” – fjala franceze “veuve” do të thotë “vejushë”.
“Veuve” sugjeroi një lloj respekti për pijen… disa nga këto pije lidheshin me shthurjet dhe festat e egra të oborreve mbretërore”, shpjegoi Kolleen M Guy, autore e librit, “Kur shampanja u bë franceze: Vera dhe Krijimi i një identiteti kombëtar”.
Etiketimi i “veuve” në një shishe, solli ndikim edhe tek prodhuesit e tjerë të shampanjës – si Veuve Binet dhe Veuve Loche – shumë shpejt ndoqën shembullin.
“Kompanitë që nuk kishin një të ve në krye të familjes do të krijonin një lloj marke jo të mirë, si një ‘veuve off-brand’, kështu që ata u munduan të kapnin këtë trend”, tha Guy.
Pavarësisht se Barbe-Nicole përfundoi marrëveshjen katërvjeçare me një prodhues të verës vendase për të mësuar se si ta rriste biznesin, ajo ishte përsëri në prag të kolapsit në fillim të shekullit të XIX.
Ajo siguroi 835 mijë euro të tjera nga vjehrri i saj për ta shpëtuar atë. Megjithatë, bërja e kësaj gjatë “Luftërave Napoleonike” në Evropën kontinentale nuk do të ishte e lehtë, pasi mbyllja e kufijve e bëri të vështirë lëvizjen e produktit.
Por në vitin 1814, Barbe-Nicole e dinte se asaj po i mbaronin opsionet. Përballë falimentimit, ajo iu drejtua një tregu të ri: Rusisë. Ndërsa kufiri i Rusisë ishte ende i mbyllur në fund të luftërave të Napoleonit, ajo vendosi të ‘thyente’ bllokadën.
“Ajo vendosi një bast të madh, nëse do të arrinte të dërgonte produktin e saj në Rusi para Jean-Remy Moet, i cili ishte rivali i saj kryesor, ajo do të ishte në gjendje të dominonte një pjesë të madhe të tregut”, pohoi Mazzeo. “Përndryshe, pasi kufiri të hapej ligjërisht, shampanja e Moet do të shkonte dhe do të bëhej lojtari dominues në atë treg shumë të rëndësishëm”.
Pra, Barbe-Nicole filloi kontrabandimin e mijëra shisheve përtej kufirit. Rreziqet ishin të mëdha pasi temperaturat ishin të larta dhe vapa mund të shkatërronte shampanjën. Dhe nëse kapeshin, shishet do të konfiskoheshin, duke kontribuar më shumë në shkatërrimin financiar. Për fat të mirë, shampanja arriti në gjendje të përsosur dhe pushtoi tregun.
“Në 90 ditë, ajo u shndërrua nga një lojtare e panjohur [në Rusi] në ‘e veja’ kryesore”, tha Mazzeo.
Me kërkesat e shumta, lindi nevoja për të rritur shpejt prodhimin. Procesi i heqjes së qelizave të vdekura nga fundi i shisheve – një hap i domosdoshëm në prodhimin e shampanjës pas procesit të shkumëzimit dhe fermentimit – ishte i lodhshëm dhe i dëmshëm për cilësinë. Por Barbe-Nicole kishte një ide më të mirë.
“Ajo urdhëroi prodhuesit e verës, ‘dërgoni tryezën time të kuzhinës poshtë në bodrum – dua që ju të hapni disa vrima në të dhe le t’i kthejmë këto [shishe] me kokë poshtë. A nuk mendoni se kjo do të ishte një mënyrë më e mirë që shkuma të vendosej në qafën e shishes dhe ne mund ta nxirrnim jashtë. Ky do të ishte proces më i shpejt, apo jo?'”, tregoi Mazzeo. “Të gjithë thanë ‘jo, jo jo, ne nuk mund ta bëjmë në atë mënyrë’”. Por ata në fund u pajtuan”.
Funksionoi.
Kjo teknikë është bërë e njohur si “riddling” (krijimi i vrimave në diçka). Edhe sot është një pjesë kritike e procesit të prodhimit të shampanjës.
E veja e dytë që revolucionarizoi industrinë ishte Louise Pommery. E lindur në vitin 1819, Pommery hyri në skenën e shampanjës në fund të jetës së Clicquot. Kur ishte e re, nëna e saj e dërgoi në një shkollë në Angli – një lëvizje e pazakontë që më vonë do t’i sillte avantazhe.
“Ajo nuk u mësua vetëm se si të qepte”, tha Princi Alain de Polignac, stërnipi i Louise Pommery. “[Nëna e saj] i dha asaj një arsimim, gjë që ishte e pazakontë për një vajzë borgjeze të asaj kohe”, transmeton Telegrafi.
Pas studimeve, ajo u martua me Alexandre Pommery, i cili u bashkua me Narcisse Greno në vitin 1856 për të ndërtuar shtëpinë ekzistuese të shampanjës, duke krijuar Pommery et Greno. Në vitin 1858, Alexandre vdiq. Për Louise Pommery, lëvizja tjetër ishte e qartë. Tetë ditë pas vdekjes së tij, ajo ndërhyri për të marrë përsipër punën.
“Fati erdhi në pyetje dhe Pommery ishte gati”, tha de Polignac. “Ajo kishte një djalë 15-vjeçar dhe një fëmijë në krahë, dhe në vend që të kthehej në shtëpinë e nënës së saj, ajo vendosi të merrte [shtëpinë e Shampanjës]”.
Ndërsa Clicquot mund të kishte pushtuar Rusinë, Pommery ishte e vendosur të zotëronte tregun anglez.
Në atë kohë, shampanja ishte jashtëzakonisht e ëmbël – atëbotë disa shishe kishin deri në 300 gram sheqer në krahasim me sot që ka rreth 12 gram – dhe shërbehej me akull. Si të tillë, anglezët, të cilët zakonisht nuk preferojnë pije të ëmbla, nuk po mund ta shijonin me kënaqësi. Por Pommery mendoi se ajo mund të bënte një shampanjë që do t’i “fiksonte”.
Shampanja e saj doli në treg në vitin 1874. Stili ishte dukshëm i thatë, i freskët dhe i gjallë. Ajo ishte e balancuar në mënyrë të përkryer.
“Ideja ishte të bënim një verë që ishte shumë më e mirë…”, tha de Polignac. “Kjo shpërtheu në tregun anglez, sepse kjo ishte ajo që ata prisnin”.
Turizmi i shampanjës u ngrit “nën maskën” e të vejave. Ndërsa shumica e prodhuesve të shampanjës ndërtuan vilat pasi arritën suksese në biznes, Pommery bëri të kundërtën, krijoi një pasuri si një mjet për të tërhequr suksesin.
Në mesin e shekullit të XX, Lily Bollinger doli në skenë.
Ajo mori përsipër shtëpinë Bollinger Champagne në vitin 1941 kur Jacques Bollinger, burri i saj dhe pronari i markës, vdiq. Në atë kohë, të drejtat e grave për pronësinë e biznesit ishin ende të kufizuara (deri në vitin 1965 grave iu dhanë të drejta të plota për punësim, banka dhe menaxhim të aseteve pa leje) megjithëse të vejat ishin ende në gjendje t’i anashkalonin rregullat.
“Ajo vendosi ta menaxhojë biznesin në kohën kur ka mundur ta shiste”, shpjegoi nipi i saj i madh, Etienne Bizot.
Bollinger solli shampanjën e saj në SHBA. Për tre muaj, ajo udhëtoi e vetme në të gjithë vendin duke shëtitur në veraritë e saja. Sipas historisë zyrtare të Bollinger, ajo fitoi një popullaritet të tillë sa u emërua “Zonja e parë e Francës” nga gazeta amerikane e Chicagos në vitin 1961.
“Unë mendoj se ajo që është e pazakontë për të vejat është se ato [nuk] rimartohen”, shpjegoi Guy. “Në një farë mënyre, unë mendoj se ato nuk e bënë këtë sepse po të ishin rimartuar, do të detyroheshin që bizneset e tyre t’i drejtonin bashkëshortët… Ato do të humbnin statusin e tyre ligjor, kështu që në disa mënyra, ishte një mënyrë për të ruajtur pavarësinë e tyre”.
Pavarësia dhe kreativiteti i tre të vejave u hapi rrugën brezave të grave që do të vinin dhe risitë e tyre përjetësohen në shishe qelqi.
“Ky grup grash ndryshoi vërtet diçka – ato ishin pioniere që ishin shumë të angazhuara në momentet kyçe [të prodhimit të shampanjës]”, tha Melanie Tarlant, prodhuese e verës së gjeneratës së dymbëdhjetë dhe anëtare e “La Transmission, Femmes en Champagne”, shoqatë e udhëhequr nga gratë prodhuese të shampanjës.
Tarlant prodhon shampanjë pa sheqer (me dozë të ulët sheqeri), duke vënë në dukje se Pommery ishte e para që ishte pioniere e teknikës që ajo e shfrytëzon edhe sot. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMinistrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj
Gjermania kundër propozimit të BE-së për t'i dhënë fund dialogut me Izraelin
Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës
Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët