Herën e fundit që Igor de Santis kandidoi për kryetar në Ingria, fshat ky i vogël i rrethuar me male pranë Torinos, ai fitoi bindshëm.
Por, ai tani po përballet me një sfidë të vështirë për një mandat të katërt, pasi nëna e tij i është bashkuar partisë rivale.
Ingria, një nga fshatrat më të vegjël në Itali, ka 46 banorë.
Santis 42 vjeç, ka drejtuar administratën e fshatit që nga viti 2009 dhe ka pritur konkurrencë në garën për kryetar nga opozitari 70 vjeçar, Renato Poletto.
Situata u ndërlikua kur një banor i Milanos, Stefano Venutti, e shpalli kandidaturën e tij, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Dhe më pas gara u përmbys kur Poletto njoftoi se ka siguruar mbështetjen e nënës së Santis, Milena Crosasso.
Në total, 30 qytetarë tani konkurrojnë për kryetar fshati.
“Unë i kërkova nënës sime të bashkohej me mua, por pasi ajo e pa se lista e Polettos ishte kryesisht me gra, vendosi të shkonte me të”, tha Santis.
Por, Crosasso tha se rivaliteti nuk do të ndikojë në harmoninë e tyre familjare.
“Si djali im, edhe unë, duam më të mirën për komunitetin”, tha zonja Crosasso.
Ndryshe, Ingria ndodhet në luginën Soana të Italisë dhe përballet me probleme të ngjashme me fshatrat e tjera malore si shpopullimi, shërbimet e pakta dhe sfidat me borën gjatë dimrit.
Që nga viti 2022 kur edhe u emërua si ndër fshatrat më të bukur të Italisë, Ingria ka pasur rritje të turizmit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë