Plaga e gjakmarrjes vijon të rëndojë shumë shqiptarët, kryesisht në veri të vendit. Diku në një prej kullave të braktisura në një nga fshatrat Pukës strehohet si një simbol i mbijetesës, duke sfiduar mungesën e ushqimit, sëmundjen dhe pamundësinë për të lëvizur, çfarë e ka bërë që të shkojë drejt venitjes në këtë botë, i pashpresë për asgjë.
Pjetër Marku prej ditësh jeton vetëm me ujë të përzier me sheqer, ndërsa për të tashmë çdo gjë është e pamundur, pasi Tuberkulozi nga i cili vuan, ja ka rënduar situatën aq sa e shikon të pamundur mbijetesën.
Një vrasje e kryer në vitin 1997 në fshatin Gjegjan e ndjek ende nga pas këtë burrë, i cili pasi ka kryer 18 vite burg, i braktisur nga familja dhe pa shpresë për t’u kthyer në fshat, jeton në bunkerë e shtëpi të braktisura.
Pjetri tregon se ka vrarë për nderin e familjes, pasi nuk kishte rrugë tjetër, siç thotë ai përballë poshtërimit, ndërsa hasmin e ka tashmë me kushërinjtë, çfarë siç thotë dhe vetë, është akoma më e rëndë, shkruan BalkanWeb.
“Unë vrava se nuk kisha ku të shkoja, kështu e kanë zakonet tona, ose të vrasësh ose të jetosh i turpëruar. Familja me të cilën jam në hasmëri është ajo e kushëririt tim. Më kanë poshtëruar gjithnjë, më kanë shitur motrën, më kanë djegur shtëpinë, nuk më kanë lënë të varros babën e në fund më kanë poshtëruar dhe me gruan. Nuk kisha çfarë të bëj. Vrasjen nuk e kam kryer në pabesi, por në mes të ditës, i vetëdijshëm. Nuk kam ikur. Kam pritur Policinë deri kur erdhën dhe më arrestuan. Pasi kam kryer 18 vite burg, kam dalë, por kuptova se gruaja dhe familja më kishte braktisur. Në fshat nuk mund të kthehem më. Nuk ka kuptim bre ti shkoj gjakësit në gojë, është provokim”, thotë 55-vjeçari Pjetër Marku, i cili prej 10 vitesh endet rrugëve duke u strehuar në bunkerë e shtëpi të braktisura.
“Ka afro një vit që jam strehuar në këtë banesë të braktisur. Por Tuberkulozi së fundmi më ka lodhur sa nuk lëviz dot më. Prej shumë ditësh nuk kam më as ushqime, ndërsa barnat po mbarojnë. Po shkoj drejt fundit, e ndjej. Ndoshta s’do e marrë vesh kush se kam vdekur e do kalbem në këtë kullë të braktisur”, thotë ai i përlotur.
Pjetri prej ditësh e mban frymën gjallë me ujë e sheqer, teksa kushtet higjeno-sanitare janë si mos më keq në shtëpinë ku nuk ka drita, ujë, dhe as kushtet më minimale.
Ai tregon se vrasja nuk është zgjidhje, por nën mentalitetin e malësorit ai e justifikon vrasjen ndaj kushëririt si të vetmen mundësi që i kishte mbetur.
“I bëj thirrje gjithë shqiptarëve, se vrasja nuk është zgjidhje, por në rastin tim, nuk kisha një zgjidhje. Unë jam djalë i vetëm e në mesin e nëpërkëmbjes gjithnjë kam menduar ose të vras veten ose të vras ata që më nëpërkëmbnin. Zgjodha këtë të dytën”, thotë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Kush është Dritan Rexhepi, shqiptari më i kërkuar në botë: Mjeshtër i arratisjeve nga burgu, ‘truri’ i trafikut të kokainës
Raporti vjetor i NATO-s: Ngriten shqetësime për tensionet në veri të Kosovës
Hasani: Kurti ia ka garantuar Kishës Ortodokse Serbe paprekshmërinë absolute
Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona për vepra të ndryshme penale
10 mijë vajza morën vaksinën kundër virusit HPV, këtë vit fillon edhe tek djemtë nga mosha 11-12 vjeç
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Eleminimi i Gjestit nga Big Brother VIP Kosova dhe thirrjet për protesta, reagon edhe Alaudin Hamiti
"Drama, lot e komplikime", publikohet videoja e operimit të Edona James për të zvogëluar gjoksin
Pse Trump është kaq i interesuar për ishullin më të madh në botë?
Të shtëna armësh në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë, dy të vrarë - policia në kërkim të dyshuarit
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Olmon - ka gjasa që ai të luajë në finale të Superkupës së Spanjës
Trump sërish flet për prokurorin Jack Smith: Është i çmendur, po kthehet në Hagë