Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, i ftuari ishte Mensur Nexhipi, i cili ndau disa nga historitë më të forta dhe më të paharrueshme të karrierës së tij. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

Nexhipi ka rrëfyer për periudhën kur për të kishte shprehur interesim gjiganti turk Galatasaray, duke zbuluar se si ky transferim në fund nuk u zytarizua.


“Mandej tjetra është me ekipën e Galatasarayt. Atëherë isha në ekipin e Trepçës në Mitrovicë dhe vendosëm me shku kisha një ofertë nga Galatasaray”.

“Bash atëherë ai trajneri i Partizanit ai ka qenë para asaj trajner i Galatasarayt, me atë komunikonim. Ai kuptoi që do të shkoja atje dhe në një bisedë telefonike më tha Mensur, në qoftë se shkon ti ki kualitet, nën 100 mijë dollar mos e nënshkruaj kontratën”.

“Shkova, filluam përgatitjet po për çudi shkova dimrit në afatin dimëror. Ndodhi diçka që në Stamboll nuk ka ndodhur asnjëherë, filluan reshjet e borës”.



“Ka qenë një trajner atëherë Ozkan Sumer, ka qenë trajner i Galatasarayt, ai ka ardhur nga Trabzonspori. Dhe më panë dhe erdhën në përfundim që duhet të bisedojmë me bë kontratë”.

“Më çuan të kryetari në një ndërtesë të madhe disa katëshe, u ulëm biseduam dhe kryetari tha me trajnerin kemi përcjellë, trajneri ka vendosë që ti të bëhesh pjesë e skuadrës sonë”.

“Kur biseduam për kushtet më pyeti ai edhe unë i tregova nën 100 mijë dollar nuk e pranoj edhe ai më tha a e ki këtë çmimin e fundit dhe nuk u morëm vesh”, ka rrëfyer Nexhipi.

Episodin e plotë me Mensur Nexhipin mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app