LAJMI I FUNDIT:

Historia e suksesit – Monaco brenda një viti 550 milionë euro përfitime nga shitjet

Historia e suksesit – Monaco brenda një viti 550 milionë euro përfitime nga shitjet

Për Monacon sukseset e trofeve, janë zëvendësuar me atë të parave të ardhura nga shitja e lojtarëve. 

Kampionët e Ligue 1 për edicionin 2016/17, kanë ndryshuar strategjinë e klubit,  falë shitjes së yjeve të mëdha si Kylian Mbappe, Thomas Lemar, Fabinho dhe të tjerë.

Kjo falë dominimit sportiv dhe ekonomik të Paris Saint-Germain, ku janë të detyruar të ndryshojnë filozofi.


Humbja 4-0 në Kinë në Trophée des Champions e bëri të qartë se PSG ka vendosur për një periudhë të gjatë dominimi.

Monaco aktualisht është me Radamel Falcao si yllin më të madh.

Aleksandr Golovin është investimi i tyre më i madh  ku  u ble për 30 milionë euro, shifër normale tani për botën e futbollit në të cilën po jetojmë.

Por nëse nuk ka trofe, mund të ketë para.

Shitja e së shtunës Rachid Ghezzal në Leicester City i mbushi arkat e klubit edhe me 14 milionë euro, duke e dërguar shirën në 550 milionë euro për dy sezonet e fundit.

Afati i kaluar sjelli 309 milion euro, ndërsa ky i fundit 240 milionë euro deri më tani. Fitimi është 330 milionë euro.

Kylian Mbappe (180), Lemar (70), Benjamin Mendy (57.5), Bernardo Silva (50), Fabinho (45) dhe Tiemoue Bakayoko (40) përfaqësojnë përqindjen e madhe të shitjeve të Monacos.

Foto: Liverpool.fc

Kjo pasi aty dhe lojtar që janë shitur me shuma më të vogla.

Këtë vit, përveç Fabinhos dhe Lemarit dhe marrjes së parave të nga PSG për Mbappen, klubi ka shitur Terence Kongolo (20) dhe Adama Diakhaby (10) në Huddersfield.

Ghezzal te Leicester, Joao Moutinho te Wolverhampton (5.5) dhe Soualiho Meite (10) te Torino e mbyllin këtë vit.

“Çdo sezon është një sfidë e re”, ka thënë trajneri Leonardo Jardim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Liga e Kampionëve
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Liga e Kampionëve
Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Ndërkombëtare
Zbulohet skuadra e re e Van Dijk, nuk do të jetë PSG

Zbulohet skuadra e re e Van Dijk, nuk do të jetë PSG

Premier League
Kalo në kategori