LAJMI I FUNDIT:

Histori nga Shijaku: Kusht për martesë, bashkëshortja të bëhet automekanike

Histori nga Shijaku: Kusht për martesë, bashkëshortja të bëhet automekanike
Elmia, automekanike në Shijak

Në hyrje të qytetit të Shijakut, në një objekt modest, Hasani kujdeset për të riparuar dhe më pas për të shitur korrëse bari. Pasionin e tij të hershëm për të pasur një zanat  dhe dyqan të tijin e arriti menjëherë pasi mundi të siguronte një shumë parash.

“Në këtë zanat unë kam 18 vite dhe nuk duhet të jesh gjaknxehtë, kokëfortë dhe i ngutshëm në këtë zanat”, është shprehur mekaniku në Shijak.


Atë që e bën të ndryshëm, servisin e tij modest është prezenca e bashkëshortes së tij Elmies. Por Elmia nuk vjen në dyqan as për të sistemuar dhe as për të pastruar ambientin, por është aty për të punuar njësoj si bashkëshorti i saj, ndoshta edhe më shumë. Duart e saj nga mëngjesi dhe deri në mbrëmje janë të mbuluara nga vajrat dhe gra sot.

10 vite më parë kur ata u njohën, Hasani e kishte kusht që bashkëshortja e tij të ishte në krah në servisin e korrëseve të barit.

“Unë kam 10 vjet me këtë pasi jam martuar dy herë. Unë kam dasht që tja mësoj këtë zanat pasi jetës nuk i dihet. Unë i kam thënë që të më shikojë mua dhe të marrë zanatin,” është shprehur Hasani.

Por edhe vetë Elmia thotë se pavarësisht vështirësive merr kënaqësi nga puna që bën çdo ditë.

“Punojmë vijmë dhe ikim bashkë, siç më thotë bëj. Deri diku bëj dhe vetë”,  ka thënë për Abc News bashkëshortja e Hasanit.

Kur vitet kalojnë, Hasani e thotë pa xhelozi se shpesh detajet në motorrët e ndërlikuar aftësinë për t’i riparuar e ka më të mirë Elmia.

“Në një vit pati vështirësi por tashmë e ka marrë dorën pasi femrat e kanë më të shkathët trurin”, është shprehur mekaniku.

Pandemia e covid-19, njësoj si bizneset e tjera i mbylli për 2 muaj në shtëpi.

“Ka qenë vështirë dy muaj kemi qenë në shtëpi.  Gjatë qëndrimit në shtëpi kemi pas kërkesa por më shumë kemi funksionuar nga shtëpia”, është shprehur Elmia.

Në mënyrë të ndershme dhe të thjeshtë, çifti i bashkëshortëve kanë gjetur formulën e duhur për të qenë gjithnjë bashkë për të siguruar të ardhura të mjaftueshme për tre fëmijët e tyre të vegjël./ABC News

VIDEO

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori