Në maj të vitit 2007 familja Cobl nga SHBA-të ishte goditur nga një tragjedi shumë e rëndë. E ëma Lori Cobl ishte duke vozitur veturën brenda të cilës ishin edhe tre fëmijët e saj Kyle, 5-vjeç, Emma, 4, dhe 2-vjeçarja Katie, kur befasisht një kamion i mbushur me 20 ton pajisje elektronike goditi pjesën e pasme të veturës së tyre.
E në anën e djathtë të shoferit gjendej edhe e ëma e saj, gjysha e fëmijëve e cila nga ky aksident shpëtoi me gjallë me brinjët e thyer, kurse Lorit pësoi shkundje të rënda në tru, transmeton Telegrafi.
Kamioni po lëvizte me 110 kilometra në orë, kurse Lorit nuk i kujtohet asgjë – e bashkëshorti i saj Chris është detyruar t’i tregojn se u kanë vdekur fëmijët.
Shoferi i kamionit Jorje Miguel Romero, i cili më parë ishte dënuar për vozitje të shpejtë, nuk është ankuar në seancën gjyqësore për vrasjet.
Pas aksidentit, dyshja i janë përkushtuar plotësisht luftës për ndryshimin e industrisë së transportit.
“Është një industri që paguan për kilometra, e për shoferët kjo do të thotë vetëm një gjë – nëse kamioni është i parkuar, ata nuk do të paguhen”, thotë Chris Kobl.
“Është një industri që parandalon vozitjen e rrezikshme. Shoferët e kamionëve vozitin me shpejtësi të madhe dhe vazhdimisht janë të lodhur. Duam ta ndryshojmë këtë”, ka shpjeguar ajo.
Por, gjashtë muaj pas tragjedisë, Chris dhe Lori kanë dhënë arsye për shpresë – Lori ka mbetur shtatzënë me trinjakë: dy vajza dhe një djalë, sikurse që i kishte para tragjedisë.
Për Lorin dhe Chrisin ishte e qartë se nuk bëhet fjalë për rastësi. Ata besojnë se për këtë janë meritorë fëmijët e tyre që humbën jetën në aksident trafiku.
“Nëse mendoni se dikush ju ndjek nga pas, ju shikon dhe mbron dhe ju ndodh diçka e njëjtë dy herë, është vështirë të mendohet se ata nuk ishin të përfshirë”, ka deklaruar Chris.
Në maj të këtij viti, Ashley, Eli dhe Jake kanë festuar ditëlindjen e tyre të 12-të.
“Mendoj se është mrekulli. Mendoj se Kyle, Emma dhe Katie kanë pasur diçka me këtë, na kanë ndihmuar”, ka thënë për fund Lorry. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova