LAJMI I FUNDIT:

Historia nga brenda e krizës së Barcelonës pas grindjes mes Lionel Messit dhe Eric Abidalit – shumë probleme ishin tubuar në klub

Historia nga brenda e krizës së Barcelonës pas grindjes mes Lionel Messit dhe Eric Abidalit – shumë probleme ishin tubuar në klub

Barcelona po kalon në një krizë të brendshme ku është përfshirë tani edhe presidenti i klubit, Jose Maria Bartomeu, pas akuzave të ndërsjella mes drejtorit sportiv, Eric Abidal dhe kapitenit Leo Messi.

Messi iu ishte kundërpërgjigjur Abidalit, kur ky i fundit akuzoi lojtarët për mos punë, që shkaktoi edhe shkarkimin e trajneri Ernesto Valverde.

Messi kërkoi nga Abidal që të fliste me emra se cilët janë ata lojtarë.


Sido që të jetë, situata tani është më e qartë dhe se incident i fundit nuk është izoluar, por flet për probleme më të thella në Camp Nou.

Që nga largimi i Valverdes në fillim të këtij sezoni, është shfaqur një situatë mosbesimit mes lojtarëve dhe bordit, dhe fjalët e Messit drejt Abidal dhe anasjelltas dëshmuan se sa e keqe është situata.

Sipas Marca është gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, ai që është i mërzitur, duke treguar anën e tij “tjetër” nga jo në fushë (ai kohët e fundit nuk pranoi të bashkohet në mesin e fushës me skuadrën para ndeshjes me Valencian), pastaj as në stërvitje.

Messi u ndje i shënjestruar nga Abidal, sepse ai mendon se kur lojtarët fajësohen për mos performim, ai është zakonisht në qendër të vëmendjes, pavarësisht se e shpëtoi punën e Valverde në raste të shumta.

Shumica e lojtarëve – me përjashtim të Sergio Busquets, Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic – iu pëlqente të luanin nën drejtimin e Valverdes, hiq treshen e lartpërmendur që qëndronin jashtë shpesh dhe zëvendësoheshin.

Ndryshimi i trajnerit nga klubi probleme të mëtejshme.  Si rezultat i popullaritetit dhe dashurisë ndaj Valverdes, lojtarët u zemëruan me bordin.

Nga ana tjetër, presidenti Josep Maria Bartomeu ishte i pakënaqur me Abidalin për dështimin që ta sjell në klub legjendën Xavi.

Është një gjë e ditur që Quique Setién nuk ishte zgjidhja e parë, veçanërisht pasi Abidal u takua me Xavin në Katar dhe nuk arriti ta bindte atë të merrte punën si trajner.

Situata u rëndua, kur Barcelona nuk arriti ta gjente një sulmues në janar për të zëvendësuar të dëmtuarin Luis Suarez, edhe pse Pierre-Emerick Aubameyang kishte pranuar transferimin.

Ndërsa kur dje asnjë nga kapitenët nuk doli në konferencë për shtyp për të shënuar pensionin e yllit të hendbollit të Barcelonës, Victor Tomas, që ishte një ngjarje e rëndësishme për këtë klub.

Situata mbetet e “minuar” dhe ka mosbesimit në dhomat e veshjes.

Fundi i sezonit të kaluar dhe problemet në këtë edicion kanë hapur shumë plagë për të cilat do të duhet kohë për t’u shëruar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Konfirmohet: Carlo Ancelotti arrin marrëveshje për të marrë drejtimin e Brazilit

Konfirmohet: Carlo Ancelotti arrin marrëveshje për të marrë drejtimin e Brazilit

Ndërkombëtare
Shokon Real Madridi, synohet shitja e yllit të klubit në verë

Shokon Real Madridi, synohet shitja e yllit të klubit në verë

La Liga
Liverpooli i vendos në shitje tre lojtarë menjëherë pasi siguruan titullin kampion

Liverpooli i vendos në shitje tre lojtarë menjëherë pasi siguruan titullin kampion

Premier League
Zbulohet kërkesa e rëndësishme e Ancelottit të cilën Real Madridi ia refuzoi vazhdimisht

Zbulohet kërkesa e rëndësishme e Ancelottit të cilën Real Madridi ia refuzoi vazhdimisht

La Liga
Paul Pogba në bisedime zyrtare për t’u rikthyer në futboll pas dy vitesh mungesë

Paul Pogba në bisedime zyrtare për t’u rikthyer në futboll pas dy vitesh mungesë

Ndërkombëtare
Barcelona kontakton agjentin e top sulmuesit nigerian para një lëvizje në verë

Barcelona kontakton agjentin e top sulmuesit nigerian para një lëvizje në verë

La Liga
Kalo në kategori