LAJMI I FUNDIT:

Ngjarjet e rëndësishme që kanë ndodhur ndër vite, më 30 qershor

Ngjarjet e rëndësishme që kanë ndodhur ndër vite, më 30 qershor
Ilustrim

Bota është e mbushur me ngjarje të rëndësishme, por disa prej tyre hyjnë në histori për veçantinë e tyre. 

Në rubrikën ‘histori’, ju sjellim disa nga ngjarjet që kanë ndodhur me 30 qershor, ndër vite.


1422: Zhvillohet Beteja e Arbedos midis Dukës së Milanos dhe kantoneve zvicerane – shkaku ishte hedhja poshtë e propozimit milanez për të blerë qytetin e fortifikuar zviceran Bellinzona. Beteja u zhvillua në Arbedo, fshat tri kilometra në veri të Bellinzonas. Milano doli fitues. Humbja shkurajoi qëllimet për zgjerim drejt Liqenit të Madh; dhe i shtyu zviceranët për të rritur numrin e ushtarëve me shtiza të gjata – armë e përdorur për here të parë nga Filipi i Maqedonisë dhe Aleksandri i madh (falanga maqedonase). Shtizat si armë filluan të mos përdoreshin, duke u zëvendësuar nga pushkët me bajoneta në vitet 1700.

1559: Mbreti Henry i II-të i Francës plagoset për vdekje në një garë kalorsiake me skocezin Gabriel de Montgomery. Henry u pasua në fron nga tre bijtë e tij – mbretërimi i tyre i dobët ndikoi në pasojat e përgjakshme të luftërave mes protestantëve dhe katolikëve në Francë.

1792: Në Paris këndohet për herë të parë “Marsejeza”, si këngë lufte. Konventa e miratoi atë si himnin kombëtar më 14 korrik 1795; e humbi këtë status nga Napoleon Bonaparti, vetëm për t’iu rikthyer pak kohë pas Revolucionit të korrikut të vitit 1830. Pastaj “Marsejeza” u njoh si himn i lëvizjes revolucionare ndërkombëtare nga Komuna e Parisit në vitin 1871. Tetë vjet më vonë u rishpall himn kombëtar i Francës, dhe vazhdon të jetë ende.

1859: Akrobat francez Charles Blondin kalon Ujëvarën e Niagarës duke ecur në një litar të tendosur.

1864? Presidenti amerikan Abraham Lincoln jep Luginën e Josemitit për “përdorim turistik dhe ç’lodhje publike”. Ishte hera e parë që qeveria federale vinte mënjanë toka për t’i mbrojtur dhe për të lejuar njerëzit të shijonin bukuritë e tyre natyrore.

1882: Charles J. Guiteau ekzekutohet me varje në Uashington për vrasjen e presidentit James Garfield.

1905: Albert Einstein boton artikullin shkencor mbi elektrodinamikën e objekteve në lëvizje me titull “Relativiteti: Teoria e Veçantë dhe e Përgjithshme.” Në artikull ai parashtron dy parimet kundërta: parimin e relativitetit dhe parimin e dritës dhe propozon gjetjen e një mënyre për t’i bërë ato të punojnë në harmoni. Einstein është i njohur si “Babai i fizikës moderne”, ndërsa merr çmimin Nobel në Fizikë më 1921. Pas emigrimit nga Gjermania në Amerikë, paralajmëroi qeverinë amerikane se Hitleri ishte duke planifikuar krijimin e një arme atomike. Einstein vdiq më 1955, në moshën 76-vjeçare, dhe la pas qindra shkrime dhe libra të mbushura me ide origjinale, duke e bërë një nga mendjet më të ndritura dhe më të respektuara të shekullit XX.

1906: Kongresi amerikan miraton legjislacionin për inspektimin e mishit dhe cilësinë e ushqimeve dhe barnave.

1908: Në Tunguska të Siberisë së largët ndodh një shpërthim; zhurma u shoqërua nga një valë tronditëse që rrëzoi përtokë njerëzit dhe theu dritaret qindra kilometra larg. Shpjegimi shkencor për shpërthimin është rënia e një asteroidi. Por, deri sot askush nuk e di saktësisht se çfarë e shkaktoi shpërthimin….Një vizitor jashtëtokësor? Një kometë? Një meteor? Një vrimë e zezë? Apo shpërthim atomik? Një shpërthim i ngjashëm shumë më pak i fuqishëm ndodhi në Rusi më 15 shkurt 2013 në qiell mbi Chelyabinsk, që shkaktoi mbi 1,200 të plagosur, kryesisht nga xhamat e thyera të dritareve.

1917: Lufta e Parë Botërore: Greqia i shpall luftë Fuqive Qendrore (Gjermania, Austro-Hungaria, Perandoria Osmane dhe Bullgaria). Fuqitë Qendrore e konsideruan vrasjen e arkidukës austro-hungarez, Franc Ferdinand, nga disa militantë serbë si një akt i mbështetur nga Mbretëria e Serbisë, duke pasur parasysh mosgatishmërinë e Serbisë për të hetuar vrasjen. Kjo rezultoi në luftë me Rusinë, e cila kundërshtoi ndërhyrjen e Austro-Hungarisë dhe mbështeti Serbinë duke nxitur aleancat që sollën në skenë fuqitë evropiane në një luftë të madhe.

1934: Ndodh Nata e thikave të gjata – spastrim i dhunshëm i rivalëve politikë në Gjermani nga ana e Adolf Hitlerit.

1971: Ekuipazhi sovjetik i anijes hapësinore Soyuz 11 humb jetën, kur furnizimi i tyre me oksigjen bllokohet gjatë fluturimit në orbitë, si pasojë e një defekti në anije.

1971: Ohio ratifikon Amendamentin 26 të Kushtetutës së SHBA, për uljen e moshës së votimit në 18 vjeç, duke bërë të hyjë në fuqi në mbarë vendin.

1990: Gjermania Lindore dhe Gjermania Perëndimore bashkojnë ekonomitë e tyre me markën perëndimore si monedhë të vetme gjermane.

Në trend Kultura

Më shumë
Të gjithë janë krijues

Të gjithë janë krijues

Kulture
Jeta me makthin e Titanikut

Jeta me makthin e Titanikut

Kulture
Jeta në komunizmin shqiptar

Jeta në komunizmin shqiptar

Kulture
Keqinterpretimi i historisë: Mesjeta e errët, nuk ishte aq e errët!

Keqinterpretimi i historisë: Mesjeta e errët, nuk ishte aq e errët!

Kulture
Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet, origjina dhe domethënia

Kulture
Nëse ke Stratocaster, mund ta sundosh botën!

Nëse ke Stratocaster, mund ta sundosh botën!

Kulture
Kalo në kategori