LAJMI I FUNDIT:

Hiqni puçrrat në fytyrë brenda nate me këto truqe të lehta

Hiqni puçrrat në fytyrë brenda nate me këto truqe të lehta

Nuk ka asgjë më mizore sesa shfaqja e puçrrave para një ngjarje të veçantë.

Sidoqoftë, për ta luftuar këtë dukuri ka shumë ilaçe natyrale të cilat ju ndihmojnë ta bëni këtë brenda nate.

Kuba akulli

Mbështillni kubat e akullit me një leckë të pastër dhe fërkojeni mbi puçërr për dy apo tre minuta.

Temperaturat e vogla i zvogëlojnë poret e lëkurës, duke e bërë të vështirë për to mbushjen e tyre. Gjithashtu, asnjëherë mos i prekni puçrrat me thonj, pasi që do të lënë shenjë në zonën e prekur.

Nëse keni nevojë të kruheni, aplikoni akull.

Pika për sy

A e keni ditur se pikat e syve kanë efekt edhe në puçërr? Po, pra.

Nëse keni puçrra në fytyrë, atëherë hidhni disa pika të ilaçit për sy në të për të zvogëluar acarimin.

Megjithatë, efekti i pikave për sy do të zgjasë vetëm pak orë.

Pasta e dhëmbëve

Pasta e dhëmbëve e thanë lëkurën, rrjedhimisht e zvogëlon ënjtjen dhe pezmatimin.

Preferohet të përdorni pastë të bardhë të dhëmbëve, pasi që ato me ngjyrë përmbajnë kimikale të dëmshme të cilat e dëmtojnë lëkurën.

Të bardhët e vezës

E bardha e vezës e largon ujin dhe ndyrësirat nga poret, të cilët janë shkaktarët kryesorë të puçrrave.

Proteina ndihmon në zvogëlimin e puçrrave të papritur, si dhe heqjen e pikave të zeza në hundë me rrënjë.

Limoni

Acidi citrik dhe vitamina C, me të cilat është i pasur lëngu i limonit, ndihmojnë në vrasjen e baktereve në puçrra, dhe shërojnë zonën ku gjenden ato.

Sidoqoftë, lëngu i limonit duhet të jetë i freskët. /Telegrafi/


Në trend Femra

Më shumë
Filtri që po

Filtri që po "tmerron" përdoruesit në TikTok - a dukemi me të vërtetë kështu siç na paraqet ky efekt në platformë?

Femra
Romantike, elegante: Disa ide për të marrë frymëzim se si të veshësh fundin me tyl

Romantike, elegante: Disa ide për të marrë frymëzim se si të veshësh fundin me tyl

Keshilla Modë
Metoda sekrete të grimit, për t'i bërë sytë të duken më të mëdhenj

Metoda sekrete të grimit, për t'i bërë sytë të duken më të mëdhenj

Femra
Si ta zgjosh fantazinë e çdo mashkulli

Si ta zgjosh fantazinë e çdo mashkulli

Në çift
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
“Është shtatë muajsh dhe tashmë ecën”: Kur mund të qëndrojë një bebe në këmbë?

“Është shtatë muajsh dhe tashmë ecën”: Kur mund të qëndrojë një bebe në këmbë?

Këshilla për prindër
Kalo në kategori