LAJMI I FUNDIT:

Hiqen barrikadat në veri të Kosovës

Hiqen barrikadat në veri të Kosovës

Pasditen e së enjtes janë larguar barrikadat e vendosura nga serbët në veri, që bllokuan rrugët për pothuajse tri javë rresht.

Barrikadat janë larguar në fshatin Rudarë, i cili gjindet në komunën e Zveçanit, në komunën e Leposaviqit dhe të Zubin Potokut.


Në Mitrovicë të Veriut, një kamion ende gjendet në mes të një rruge, që pritet sëshpejti të largohet.

Ndërsa rrugët e tjera, komunikacioni edhe lëvizja e njerëzve është duke funksionuar normalisht.

Më herët, në një deklaratë të përbashkët, SHBA-ja dhe BE-ja mirëpritën garancitë e lidershipit të Kosovës që konfirmuan se nuk ka lista për arrestimin e qytetarëve serbë ose përndjekjen e atyre që protestojnë paqësisht apo për vendosjen e barrikadave.

Po ashtu përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në një shkrim në llogarinë e tij në Twitter, tha se diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Tutje theksoi dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje.

“ Mirë se vini lidershipin e përgjegjshëm të Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Kurti. Bashkimit Evropian, e SHBA-së dhe punës ekipore. Faleminderit të gjithë të përfshirëve! Tani kemi nevojë për përparim urgjent në Dialog”, shkroi Borrell.

***

E plotësuar: Vazhdon heqja e barrikadave që ishin vendosur nëpër rrugë kryesore duke bllokuar kështu qarkullimin e automjeteve.

Pas Rudarës së Zveçanit, largimi i barrikadave nisi edhe në afërsi të Lagjes së Boshnjakëve.

Barrikada në Lagjen e Boshnjakëve është e para e vendosur brenda ndonjë qyteti në veri, që kur disa serbë lokalë nisën bllokimin e rrugëve më 10 dhjetor.

Barrikadat e tjera janë të vendosura kryesisht në rrugë magjistrale që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

***

Hiqet barrikada e parë në veri të Kosovës nga persona të maskuar

Njëra nga barrikadat në Komunën e Zubin Potokut është larguar, ndërsa ka nisur të largohet edhe barrikada në fshatin Rudar të Zveçanit.

Siç raporton Telegrafi personat të cilët po i largojnë këto barrikada janë parë me maska në fytyrë.

Ndryshe, barrikadat janë vendosur nga grupet kriminale serbe të cilat veprojnë në veri të Kosovës para 20 dite, pas arrestimit të ish policit Dejan Pantiq, i dyshuar për sulm ndaj institucioneve të Kosovës, saktësisht zyrave të KQZ në veri të vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori