LAJMI I FUNDIT:

Hiqen tarifat doganore për mallrat nga Kosova për në Shqipëri

Hiqen tarifat doganore për mallrat nga Kosova për në Shqipëri
Foto: Arkiv

Kabineti qeveritar i Shqipërisë ka vendosur që të heqë tarifat doganore për mallrat që kalojnë përmes pikave kufitare shqiptare të cilat e kanë origjinën e tyre nga Kosova.

Vendimi vjen në vazhdën e procesit të Ballkanit të Hapur dhe ndihmën që shtetet anëtare – Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut – duhet t’i japin njëra-tjetrës në krizën e çmimeve të larta.

Edhe pse Kosova nuk është pjesë e kësaj nisme, Ministria shqiptare e Financave ka vendosur përjashtimin e saj në bazë të marrëveshjeve që dy vendet kanë për heqjen e barrierave doganore me njëra- tjetrën.

Tarifat për parkimin e automjeteve, shtypshkrimin ose vulosjen e mallrave dhe peshimin e tyre do të bëhen zero. Tarifat aktuale janë 6 euro për parkimin, 7 euro për peshimin dhe 50 cent për vendosjen e bllombës doganore.

Nga hekurudha Prishtinë-Durrës deri te bashkimi doganor – të gjitha marrëveshjet ekonomike që u nënshkruan në takimin e tetë të qeverive Kosovë-Shqipëri
Lexo po ashtu Nga hekurudha Prishtinë-Durrës deri te bashkimi doganor – të gjitha marrëveshjet ekonomike që u nënshkruan në takimin e tetë të qeverive Kosovë-Shqipëri

Për një kamion që kalon mallrat nga pikat kufitare shqiptare kostot do të jenë afërsisht 14 euro më të ulta se më parë.

Në pjesën e parë të këtij viti, importet e vendit tonë në Serbi arritën 100 milionë euro, sa gjysma e mallrave që eksportojmë në këtë shtet.

Kosova është një nga burimet kryesore ku biznesi shqiptar shet mallrat. Për periudhën janar maj, eksportet drejt Kosovës arritën 132 milion euro, ndërsa importuam 49 milion euro.

Në Maqedoninë e Veriut, Shqipëria bleu 55.2 milionë euro mallra dhe shiti 62 milionë euro. /Euronews.al/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori