Hilton dhe i dashuri të përfshirë në një incident

Bukuroshja dhe Cy Waits ishin rrethuar nga paparacët kur tentuan të largoheshin nga vendi i ngjarjes në perëndim të HollyWoodit, pasi automjeti i tyre qartazi kaloi mbi këmbën e një prej fotografëve, të njohur si ‘Carol’.
Cy, i cili ishte në timon, thuhet të ketë hapur dritaren për të parë nëse Carol ishte mirë, ndërsa një prej papracëve iu përgjigj se githçka ishte në rregull. Policia erdhi në vendin e ngjarjes dhe pasi pa se çifti ishte larguar, i kërkoi ata dhe i gjeti, ndërsa më pas aplikuan teste të ndryshme ndaj tyre. Cy është liruar, por pritet të paraqitet së shpejti në gjykatë për rastin në fjalë.
Se Paris Hilton ishte bezdisur nga ky incident, e tregoi fakti se çfarë shkroi në Twitter: “Mbrëmje e dashur me miqtë dhe familjen, e shkatërruar nga fotografë agresivë. Ata janë të pafytyrë”. /Telegrafi/




























































