Gonzalo Higuain kaloi afërsisht gjashtë muaj te AC Milan, por përfundoi duke iu kushtuar kuqezinjtë mjaft.

Siç u zbulua në buxhetin e tyre, sulmuesi argjentinas u kushtoi atyre 10.2 milionë euro, edhe pse ai u largua në mesin i sezonit.


Ai i kaloi në huazim edhe gjashtë muaj të tjerë te Chelsea, duke dështuar të adaptohet, për tu kthyer pastaj te Juve.

Gonzalo Higuain e1547321771797 Gonzalo Higuain në duel me Dennis Praet (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër Tiemoué Bakayoko,  u kushtoi Milanit vetëm 2.9 milionë euro edhe pse huazimi ishte i plotë për një vit.

Këshilli i Administrimit të Milanit ka bërë publik bilancin për periudhën korrik 2018-qershor 2019, ku bie në sy një humbje prej 145.9 milionë euro, rreth 20 milionë euro më e lartë se ajo e një viti më parë, kur klubi zotërohej nga kinezi Li Yonghong. /Telegrafi/