LAJMI I FUNDIT:

Hidhet shorti në Ligën e Evropës – Eintracht Frankfurt – Inter, ndeshja më interesante

Hidhet shorti në Ligën e Evropës – Eintracht Frankfurt – Inter, ndeshja më interesante
Foto: Europa League/Twitter

Tashmë është hedhur shorti i vlefshëm për ndeshjet e 1/8-tës së Ligës së Evropës dhe janë mësuar kundërshtarët.

Në Nyon të Zvicrës, me fillim nga ora 13:00 ka filluar ceremonia e hedhjes së shortit në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Evropës.

Kështu, tashmë janë mësuar kundërshtarët për ndeshjet e vlefshme për 1/8-tën e garës së dytë më të mëdha ekipore evropiane.


Si në çdo fazë edhe në këtë do të ketë ndeshje interesante, që do të ngjallin interesim të madh te sportdashësit.

Ndeshja më e fortë e kësaj faze është ajo në mes të Interit dhe gjermanëve të Eintracht Frankfurtit.

Një tjetër ndeshje interesante pritet të jetë ajo në mes të Chelseat e Dynamo Kievit dhe Napolit me RB Salburgun.

Arsenali pritet të ketë punë më të lehtë pasi është shortuar me francezët e Rennes.

Ndeshjet e para të kësaj faze do të zhvillohen më 7 mars, ndërsa ato kthyese një javë më vonë, më 14 mars.

Të gjitha skuadrat synojnë të arrijnë në finalen e madhe në Baku të Azerbajxhanit dhe pse jo edhe ta fitojnë trofeun.

Me poshtë Telegrafi ua sjell të gjitha çiftet e 1/8-tës në Ligën e Evropës:

Chelsea – Dynamo Kiev

Eintracht Frankfurt – Inter

Dinamo Zagreb – Benfica 

Napoli – RB Salzburg

Valencia – Krasnodar

Sevilla – Slavia Praha 

Arsenal – Rennes  

Zenit St. Petersbroug – Villarreal 

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lëndimi i Lautaro Martinez është shumë më i rëndë se sa mendohej

Lëndimi i Lautaro Martinez është shumë më i rëndë se sa mendohej

Serie A
Si u bënë videot e Cristiano Ronaldos në Youtube mjet komunikimi për spiunët e presidentit rus Putin

Si u bënë videot e Cristiano Ronaldos në Youtube mjet komunikimi për spiunët e presidentit rus Putin

Ndërkombëtare
Arne Slot jep dritën jeshile që top ylli i Liverpoolit të shitet

Arne Slot jep dritën jeshile që top ylli i Liverpoolit të shitet

Premier League
Chelsea 'gati të shesë 11 lojtarë këtë verë' për të financuar blerjen e top yllit

Chelsea 'gati të shesë 11 lojtarë këtë verë' për të financuar blerjen e top yllit

Premier League
Doncic fton Daviesin te Real Madridi: Do të të jap fanellën nëse vjen

Doncic fton Daviesin te Real Madridi: Do të të jap fanellën nëse vjen

La Liga
Aleati më i afërt i Allegrit përjashton Milanin dhe zbulon destinacionin e mundshëm të strategut italian

Aleati më i afërt i Allegrit përjashton Milanin dhe zbulon destinacionin e mundshëm të strategut italian

Serie A
Kalo në kategori