LAJMI I FUNDIT:

Hidhet në trampolinën me njëmijë kurthe minjsh (Video)

Hidhet në trampolinën me njëmijë kurthe minjsh (Video)

Gavin Free dhe Daniel Gruchy e kanë realizuar në Teksas të Shteteve të Bashkuara një eksperiment për të parë se si aktivizohen kurthet e minjve në të njëjtën kohë.

Ata i kanë vendosur rreth njëmijë pajisje të tilla në trampolinë dhe sipër tyre është hedhur Daniel, ndërsa gjithçka është filmuar me kamerën e posaçme që kap edhe detajet më të vogla, transmeton Telegrafi.


Prej minutës së dytë, në videon e postuar më poshtë mund të shihni edhe me efekt të ngadalësuar se si janë hedhur kurthet në ajër, sapo ka ndodhur lëvizja.

“I kam nëpër flokë”, ka thënë ai lidhur me rastin, derisa ende qëndronte i shtrirë e nuk tregonte se ka dhembje. /Telegrafi/