Hidhet gurthemeli për mbulimin e tribunave dhe ndriçimin e stadiumit Zahir Pajaziti

Klubi i Llapit ka njoftuar zyrtarisht se është hedhur tashmë gurthemeli për fillimin e punimeve në mbulimin e tribunave dhe ndriçimin modern të stadiumit “Zahir Pajaziti”, një projekt i shumëpritur për klubin dhe qytetin tonë.
Sot gjatë ditës, klubi i Llapit ka pasur si mysafirë Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, si dhe Ministrin në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Aty pati një ceremoni për hedhjen e gurthemelit për fillimin e punimeve në stadiumin Zahir Pajaziti, ku do të bëher mbulimi i tribunave dhe si instalimi i reflektorëve për ndeshje gjatë natës.
Njoftimi erdhi nga vet faqja zyrtare e klubit të Llapit me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
Postimi pa ndërhyrje i Llapit
U hodh gurthemeli për fillimin e punimeve në Stadiumin “Zahir Pajaziti”
Sot u hodh gurthemeli për fillimin e punimeve në mbulimin e tribunave dhe ndriçimin modern të stadiumit “Zahir Pajaziti”, një projekt i shumëpritur për klubin dhe qytetin tonë.
Në ceremoninë zyrtare morën pjesë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, si dhe Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Gjatë vizitës, Kryetrajneri Tahir Batatina, në emër të klubit, i dhuroi Kryeministrit Kurti një fanellë të personalizuar, si shenjë mirënjohjeje për mbështetjen ndaj projektit dhe sportit në Podujevë.
Kryeministri Kurti theksoi se një klub me histori afro 100-vjeçare si Llapi, që ka prodhuar shumë talentë për futbollin e vendit, e meriton një stadium me kushte të denja dhe moderne.
Ky projekt shënon një hap të madh drejt modernizimit të infrastrukturës dhe përmirësimit të kushteve për lojtarët tanë, tifozët dhe gjithë komunitetin sportiv të Podujevës.
/Telegrafi/



































