Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me vdekjen e një gruaje në Prishtinë, me kërkesë të familjarëve dhe me rekomandim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 02:05.


“Prishtinë / 14.05.2025 – 02:05. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës femër kosovare e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe me kërkesë të familjarëve dhe me rekomandim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/