LAJMI I FUNDIT:

Heronjtë e gjysmëfinaleve, Mahrez dhe Kante i kushtuan Leicester Cityt vetëm gjashtë milionë funte – tani janë afër fitimit të Ligës së Kampionëve

Heronjtë e gjysmëfinaleve, Mahrez dhe Kante i kushtuan Leicester Cityt vetëm gjashtë milionë funte – tani janë afër fitimit të Ligës së Kampionëve

Në finalen e Ligës së Kampionëve do të luajnë dy ekipe angleze më 29 maj, por aty gjithashtu do të shihen dy nga xhevahiret më të mëdhenj ndonjëherë të Leicester Cityt, të cilët do të luajnë mes vete në finalen e madhe.

Riyad Mahrez dhe N’Golo Kante u nënshkruan për një total të kombinuar prej pak më shumë se 6 milionë funtesh dhe janë dy shembujt më të shquar të zbulimit dhe rekrutimit të shkëlqyeshëm të ‘Dhelprave’ gjatë viteve.

Dyshja ishin parë me skepticizëm para mbërritjes së tyre në King Poëer Stadium. Mahrez, i cili kushtoi 450 mijë funte, kishte qenë në Le Havre – ndërsa Kante, që erdhi për 5.6 milionë funte pak më shumë se një vit më vonë, ishte në Caen.


Në moshën 21 vjeç, të dy lojtarët po luanin futboll amator në Francë. Dy vjet më vonë, ata ende po luanin në divizionin e dytë të futbollit francez.

Deri në vitin 2016, dyshja ende po jetonin një jetë të ‘varfër’, por në atë vit ata luajtën role kryesore në triumfin përrallor të Leicester Cityt në Ligën Premier nën drejtimin e Claudio Ranierit.

Pesë vite më vonë, Kante dhe Mahrez arritën finalen e madhe të Ligës së Kampionëve duke qenë lojtarët kryesor të Chelseat, respektivisht Manchester Cityt.

Kante, edhe pse duke agjëruar Ramazanin dhuroi një paraqitje superiore në gjysmëfinale ndaj Real Madridit dhe arriti të zgjidhet ‘lojtari i ndeshjes’.

Në anën tjetër, Mahrez, gjithashtu me agjërim, shënoi tri gola në dy ndeshjet për të fundosur Paris Saint-Germain, ndërsa u lavdëruar jashtë mase për nivelin e treguar të lojës.

Leicester City bëri një fitim të jashtëzakonshëm prej rreth 55 milionë funtesh nga Mahrez dhe Kante, të cilët kanë arritur sukses të madh dhe kanë ngritur shumë trofe në klubet e tyre përkatëse.

Por, dyshja në fjalët tani kanë sytë tek trofeu më i madh ekipor, Liga e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Klubi i Ligës Premier do të nënshkruajë me Calhanoglu

Klubi i Ligës Premier do të nënshkruajë me Calhanoglu

Premier League
Kalo në kategori