Marka Hermes, çantat Birkin luksoze të së cilës favorizohen nga zonjat, të famshmet dhe investitorët e shoqërisë – ka probleme me një linje të “MetaBirkins” digjitale dhe ka paditur krijuesin e NFT, Mason Rothschild.

Marka luksoze paraqiti një ankesë kundër Rothschild në Gjykatën e Qarkut Jugor të New Yorkut duke e quajtur krijuesin "një spekulator digjital që kërkon të pasurohet shpejt".


Rothschild ka shitur NFT (NFT-të janë lloj xhitoni jo i këmbyeshëm, një lloj vepre arti që jeton në hapësirën digjitale) të çantave Birkin të mbuluara me lesh.

249480781 959830801624054 7384368419871544269 n 1639663103

Në dhjetor, ai shiti një për 42 mijë dollarë, raporton Business of Fashion.

Çantat Birkin reale mund të shiten me pakicë nga 9 mijë dollarë e lart, dhe janë të lakmuara në tregun sekondar. Një Birkin "Himalaya Niloticus Crocodile Diamond" u shit për mbi 400 mijë dollarë nëpërmjet shtëpisë së ankandit Christie's në Hong Kong në vitin 2017.

metabirkin hermes cease and desist feat

Në padinë e ngritur këtë javë, Hermes thotë se Rothschild, “thjesht heq markën e famshme të Hermes duke shtuar prefiksin gjenerik 'meta'… Nuk mund të ketë dyshim se ky sukses vjen nga përdorimi i tij konfuz dhe hollues i markave të famshme të Hermes”.

Marka gjithashtu pretendon se Rothschild, "kërkon të imunizojë veten nga pasojat ligjore të përvetësimit të markave të famshme të Hermes nga ana e tij, duke deklaruar se ai është vetëm një artist". Padia shton, "Edhe pse një imazh digjital i lidhur me një NFT mund të pasqyrojë njëfarë krijimtarie artistike, ashtu si një bluzë ose një kartolinë përshëndetëse mund të pasqyrojë njëfarë krijimtarie artistike, titulli i 'artistit' nuk jep një licencë për përdorim".

FFYHPOCUcAARpcG

Rothschild nuk pajtohet,  “Pretendimet e Hermes janë të pabaza. Unë nuk krijoj apo shes çanta false Birkin. Unë kam bërë vepra arti … Amendamenti i Parë më jep të drejtën të bëj dhe të shes art që përshkruajnë çanta Birkin, ashtu siç i dha Andy Warhol-it të drejtën për të bërë dhe shitur art që përshkruan kënaçet e supave të Campbell-it”.

Rothschild shtoi: "Unë nuk do të frikësohem".

Ndërkohë, NFT-të janë ende në shitje në platformën Rarible. /Telegrafi/