Thierry Henry ka folur për trajnerët që i ka model dhe ai ka zgjedhur dy ish-trajnerët e tij, Arsene Wenger dhe Pep Guardiola.

Legjenda franceze është emëruar para disa ditësh trajner i ri i Monacos, aty ku karrierën e kishte nisur si futbollist, duke zëvendësuar të larguarin Leonardo Jardim.


Henry ka fituar gjithçka si futbollist, por përvoja e tij e vetme në stol është ajo si zëvendës-trajner te Belgjika.

41-vjeçari është njohur gjithmonë si një njeri i thjeshtë dhe modest dhe këto cilësi i ka shfaqur edhe në konferencën e tij të parë përpara mediave franceze, ku foli fjalë të mëdha për Monacon dhe tregoi për modelet që ai ndjek.

henry 1

"Monaco ka një vend të veçantë në zemrën time, pasi këtu kam shënuar golin e parë si profesionist dhe jam rritur shumë nën drejtimin e Arsene Wenger", ka thënë fillimisht Henry.

"Dëshiroj të falënderoj paraardhësin tim, Leonardo Jardim, i cili do të ngelet gjithmonë në historinë e këtij ekipi, për ato çfarë ka arritur këtu".

"Sa i përket modeleve që kam si trajnerë, ata padyshim janë Wenger dhe Guardiola, shpresoj të jem i suksesshëm si ata", përfundoi francezi.

Ndryshe, klubi nga Principata nuk e ka nisur mirë këtë kampionat pasi ka vetëm gjashtë pikë në nëntë ndeshjet e para, por ardhja e Henryt shihet si një pikë kthese te Monaco. /Telegrafi/

henry 2

telegrafi sport app