Kastrioti i Ferizajt e mposhti Drenicën me rezultat 41-22, në ndeshjen e mbetur të xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Ndeshjet e kësaj xhiroje janë luajtur fundjavën e kaluar.

F. Mustafa, E. Tafarshiku e H. Salihu shënuan nga 7 gola për Kastriotin, kurse 6 i shënoi A. Rudari. Te Drenica më efikasi ishte B. Dudovci me 5 gola. 4 i shënoi E. Hamza.


Kastrioti është i katërti me 18 pikë kurse Drenica e gjashta me 14 pikë.

Drenica – Kastrioti 22:41 (11:23)Drenica: Dubovci 5, Hasani 2, Zekaj 3, Sahiti 3, Hamza 5, Baliu 2, Binaku 3, Geci, Muqolli.

Kastrioti: D. Dugolli, Hajdini, Tafarshiku 7, Bega 1, A. Dugolli 5, Selmani 2, Bislimi 4, Rudari 6, Mustafa 7, Brahimi 2, Salihu 7.

telegrafi sport app