LAJMI I FUNDIT:

Helmimi i qytetarëve në Deçan, gastroenterologu Berisha sqaron pse është vështirë të gjendet shkaktari

Helmimi i qytetarëve në Deçan, gastroenterologu Berisha sqaron pse është vështirë të gjendet shkaktari

Gastroenterologu Visar Berisha ka reaguar pas situatës së krijuar në Deçan, ku deri tani janë helmuar mbi një mijë qytetarë.

Berisha përmes një postimi në Facebook, ka shpjeguar se pse është e vështirë të dihet shkaktari.


“Pse nuk është e lehtë të dihet shkaktari i emergjencës mjekësore në Deçan?! Sepse është vështirë i identifikueshëm. Nëse ka qenë uji i kontaminuar nga faktorë biologjikë (bakterie ose viruse) koha e vetëpastrimit të ujit të rrjedhshëm është e shpejtë, prandaj janë vështirë të kapshëm (nëse nuk po flasim për një burim permanent të infeksionit); Po ashtu, edhe mostrat e fecesit joshpesh japin rezultate të pritura; koha e paraqitjes te mjeku, trajtimi paraprak me antibiotikë etj”, ka thënë ai.

Se përse dikush shfaq simptome e dikush jo, Berisha ka thënë se kjo bëhet sepse “ka njerëz me barrierë antibakteriale e antivirusale më të fortë se tjerët”.

Ai ka sqaruar po ashtu se pse po kanë simptome edhe disa qytetarë që s’kanë konsumuar ujin e njëjtë.

“Sepse nuk është vetëm uji burim, por edhe prekja me duar, ushqimi, të ushqyerit e përbashkët. Pse nuk duket se po flasim për helmimi me agjentë jo biologjike? Sepse simptomatologjia do të duhej të ishte sistemike, që prekë edhe sisteme tjera të organizmit (sis. nervor, psh.)”, thotë mes tjerash ai.

Se sa mund të zgjasë kjo situatë, Berisha ka thënë se nëse është infeksion bakterial do të ketë lokalizim më të shpejtë, por nëse është virale, duhet të pritet.

Ndryshe, që nga dita e shtunë e deri tani ndihmë mjekësore kanë kërkuar 1 mijë e 182 persona. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori