Pas shembjes së regjimit hoxhist, i cili i kishte mbyllur të gjitha institucionet fetare në vendin tonë duke ndaluar, dënuar e shtypur pa mëshirë çdo veprimtari fetare, rilindi më në fund liria fetare, tri fetë tradicionale e rimorën shpejt veten, të tjera fe u shfaqën, të cilat gjetën mirëkuptim tek shqiptarët.
Ndër aktivitetet fetare më të theksuara tek ne janë e mbeten gjithashtu kremtimet festive si ato të Bajramit (gjëmojnë daullet rrugëve e shesheve, gjëmojnë edhe thirrjet e hoxhallarëve majë minareve), ato të Krishtlindjeve e të Pashkëve (gjëmojnë anembanë kambanat e kishave) dhe ato të Bektashinjve (me rastin e Ditës së Hashures, ndër të tjera).
Në këtë kuadër, një moment i veçantë është edhe Dita e të Vdekurve kur të afërmit e të vdekurve shkojnë në varreza dhe përshpirten e përloten te kreu i varreve ku prehen të shtrenjtët e tyre për të cilët i merr dhimbshëm malli, pak rëndësi ka se cilit besim i përkasin ata. Mirëpo, këto vitet e fundit, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, na ka ardhur dhe përsëritet çdo vit e me më shumë sukses një tjetër veprimtari që u zhvilluaka natën e 31 tetorit për të vdekurit tanë më të shtrenjtë, e kam fjalën për Halloweenin i cili nuk qenka dita, por nata e të vdekurve – më saktë festa e të vdekurve, gjatë së cilës fëmijët me veshjet e tyre që shpalosin simbolet e vdekjes, shkuakan e trokitkan te dyert e fqinjëve dhe këta u dashka që t’u japin atyre bonbone, karamele, çokollata, kek, biskota apo edhe ndonjë ëmbëlsirë tjetër! Sa absurd tingëllon termi “festë” kur bëhet fjalë për të vdekurit! Veçse ja që paska shqiptarë “modernë”, tej mase kozmopolitë, që u lumturuakan me këtë festë! Sa bukur!
Sa bukur, me gjithë mend! Natën e të vdekurve tash e tutje do të na duhet të zbavitemi duke i lënë në vetminë e tyre të nëndheshme të vdekurit tanë të shtrenjtë; do të na duhet t’i detyrojmë fëmijët tanë që të mësohen me idenë e vdekjes, që ata të mos kenë frikë nga vdekja se me siguri kështu atyre do t’u zgjatet jeta. Ha, ha, ha! Sa bukur!
Sa bukur, vërtet! Kjo festë ka gjetur në Shqipëri terrenin më të përshtatshëm për t’u zhvilluar shëndetshëm: A nuk vriten çdo ditë shqiptarët midis tyre për para, për pasuri, për drogë, madje edhe për një vështrim, për një fjalë goje, për një gjest? Përse familjarët e tyre të mos i varrosin ata duke u argëtuar me fëmijët që kanë lënë pas? Sa bukur!
Sa bukur, patjetër! Le të bëhet shkak kjo festë që të zhvillohet tek ne një biznes i kobshëm rrobash e maskash, të cilat, duke u përdorur si për festë, do t’u kallin fëmijëve tanë, thellë në pavetëdijen e tyre, dëshirën për t’u argalisur me vdekjen, pse jo, edhe si protagonistë të saj. Sa bukur!
Sa bukur, pa dyshim! Së shpejti në vendin tonë bashkitë mund të organizojnë në varrezat publike shfaqje halloweeneske me fëmijët tanë tek luajnë luftash apo shpatash mbi varret e stërgjyshërve, ndërkohë që autoritetet bashkiake do t’u shpërndajnë atyre bonbone, karamele, çokollata, kek, biskota apo edhe ndonjë ëmbëlsirë tjetër! Sa bukur!
Sa bukur, në fakt! Përse, nën shembullin e bashkive, Ministria e Shëndetësisë të mos japë urdhër që drejtoritë e spitaleve rajonale të organizojnë shfaqje hallouineske në morgun e spitaleve të tyre edhe në qytetin më të humbur, por të lumtur të popullit tonë vdekjedashës, ku familjet e të porsavdekurve ta kenë për nder e lavdi që t’i shpërblejnë me para në dorë fëmijët aktorë e njëherazi faktorë, veprim ky që mund të justifikojë madje pastrimin e tyre sa herë që vjen 31 tetori! Sa bukur!
Sa bukur, pa diskutim! Përse, nën shembullin e Ministrisë së Shëndetësisë, Ministria e Arsimit të mos japë urdhër që specialistët e saj të kurrikulave e të programeve mësimore të konceptojnë një lëndë të detyrueshme për tërë nxënëset e nxënësit e ciklit të ulët të shkollave nëntëvjeçare, një lëndë pra, përvetësimi i së cilës do t’u zgjeronte e thellonte këtyre aftësitë për të përmirësuar marrëdhëniet hallouineske me të tjerët e me vetveten duke u dëfryer me vdekjen! Sa bukur!
Sa bukur, për besë! Përse, nën shembullin e dy ministrive të lartpërmendura, Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit të mos krijojë kushtet e domosdoshme që në Shqipëri të zhvillohet rrëmbimthi e dërrmimthi një turizëm hallouinesk i nivelit më të lartë për ta pasur zili edhe vetë amerikanët e të gjitha moshave, përfshirë edhe ata që kanë vdekur që nga Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Sa bukur!
Sa bukur, që ç’ke me të! Përse kryeministri ynë i përjetshëm të mos ftojë personalitetet politike më të spikatura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pikërisht në varrezën e Surrelit (detyrimisht me “s” ky emër, aspak me ndonjë shkronjë tjetër!) ku festa e Halloweenit i ka të gjitha mundësitë të shpërthejë hatashëm e hashashëm në mënyrë që vdekja, tashmë me nënshtetësi amerikane, të marrë edhe nënshtetësinë shqiptare, ndërkohë që të ftuarit do t’u shpërndajnë fëmijëve të fshatit çamçakëzë, koka-kola e hamburgerë Made in USA!
Hello Halloween, e shpëtove Shqipërinë! /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë