LAJMI I FUNDIT:

Haziri për situatën e përmbytjeve në Gjilan: Janë evakuuar 18 qytetarë, kemi shpëtuar jetë

Haziri për situatën e përmbytjeve në Gjilan: Janë evakuuar 18 qytetarë, kemi shpëtuar jetë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën e jashtëzakonshme për media pas situatës vërshimeve si pasojë reshjeve të mëdha të shiut, ka thënë se 24 orë po punohet për menaxhimin e situatës.

Ai njoftoi se ka krijuar grupin punues ndër-institucional për menaxhimin e situatës që pos institucioneve të Komunës, është përfshirë edhe KRU Hidromorava, zjarrfikësit, Policia e Kosovës dhe FSK.

Haziri tha fal punës së ekipeve të Komunës, janë shpëtuar jetë të njerëzve.


“Gjatë intervenimeve të ekipeve tona, janë evakuuar 18 qytetarë, që nënkupton se kemi shpëtuar jetën e qytetarëve. Gjendja më e rënduar është në Lagjen e Rrushnajave, 2 Korriku, pjesa përskaj kazermës se FSK, në fshatin Malishevë e Uglar”, ka thënë Haziri.

Haziri tha se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, pos dëmet materiale, të cilat pohoi se janë të konsiderueshme dhe po punohet në vlerësim.

Në fund, kryetari Haziri ka apeluar qytetarët që t’i kufizojnë daljet me vetura sepse rreziku nga vërshimet mbetet ende i madh.

“Mos dilni sepse vërshimet edhe më tutje janë kërcënim për jetën e qytetarëve.  24 orë po punojmë për ta sanuar gjendjen”, tha Haziri.

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori