LAJMI I FUNDIT:

Haziri: LDK bashkëpunon me të gjitha partitë, përveç PDK-së, 70 deputetë do ta mbështesin formimin e qeverisë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në një intervistë për “Përballje ditore” në Telegrafi.com, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur për çështjen e formimit të mundshëm të një qeverie të re nën udhëheqjen e LDK-së.

Haziri ka thënë se pas prishjes së koalicionit me LVV-në, LDK është e gatshme të bashkëpunoj  më të gjitha partitë tjera në parlament, por jo me PDK-në.

“LDK edhe PDK nuk kanë bashkëpunim prej momentit kur PDK bashkëpunoi për rrëzimin e qeverisë së Isa Mustafës. Bashkëpunimi me ta është në nivelin 0, ata kanë rrënuar urat e bashkëpunimit. PDK nuk do të jetë e ftuar në asnjë qeverisje që LDK e merr përsipër, ose nëse ata e marrin një mandat LDK nuk i shkon në qeverisje PDK-së, kjo është e qartë si kristali. Unë besoj që politikisht LDK është partia e vetme që nuk e ka problem me bashkëpunua me të gjithë, përveç me PDK-në”, tha Haziri.

I pyetur se a i ka numrat LDK-ja dhe se a varet formimi i qeverisë nga votat e Listës Serbe, pasi që PDK ka deklaruar se nuk do ta mbështesë formimin e qeverisë nga ana e LDK-së, Haziri shtoi se Lista Serbe do të ketë rol kushtetues në pjesëmarrje të qeverisë, njëjtë sikurse në koalicionin LDK-LVV.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri gjatë intervistës për “Përballje ditore” në Telegrafi.com

Haziri tutje shtoi se qeverinë e re nën udhëheqjen e LDK-së pritet ta mbështesin 67 deri në 70 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

“Shumica e re parlamentare pritet t’i ketë 67 deri 70 deputetë si mbështetje. Lista Serbe në raport politik do ta ketë rolin e njëjtë siç e ka pas në koalicionin LDK-LVV”, u shpreh Haziri.

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri më tej në këtë intervistë, theksoi se në LDK nuk është diskutuar për emra e as parti konkrete, ani pse theksoi se Isa Mustafa është i padiskutueshëm si kandidat për kryeministër.

“Sipas detyrës zyrtare, profilit politik dhe besimit Isa Mustafa është i padiskutueshëm, mirëpo mbetet në autoritetin e tij me vlerësua, se a do ta propozojë një emër të tretë i cili merr besimin konsensual të LDK-së”, tha Haziri.

Ai theksoi se LDK dhe Isa Mustafa nuk punon dhe nuk merr pjesë në asnjë lloj procesi i cili është në kundërshtim me Kushtetutën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori