LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Kemi qenë ambicioz në premtimin për furnizim të nxënësve me shujta

Haziri: Kemi qenë ambicioz në premtimin për furnizim të nxënësve me shujta
Jeta në Komunë - Lutfi Haziri përballë Jeta Xharres - Komuna Gjilan - Foto:Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në fushatën zgjedhore të vitit 2017 pati premtuar që në vitin 2018 do të fillojë furnizimi me shujta i fëmijëve të shkollës fillore.

Furnizimi me shujta ditore ka filluar në vitin 2019, një vit më vonë nga sa e ksihte premtuar Haziri edhe atë vetëm në tri shkolla fillore, në fshatin Shurdhan, në Kishnapole dhe në Verbicë të Zhegocit.


Ende nuk ka filluar furnizimi me shujta ditore edhe për fëmijët e 23 shkollave të tjera të Komunës së Gjilanit.

I pari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në debatin “Jeta në Komunë” përballë Jeta Xharrës ka thënë se ka qenë ambicioz kur ka premtuar furnizimin e nxënësve të shkollave fillore me shujta.

“Ne kemi qenë ambicioz për me realizu përderisa edhe më tutje ne japim 3.2 milionë euro të hyrave komunale në zbrazëtirën për arsim. Mundësitë buxhetore janë shumë të vogla”, ka deklaruar Haziri në debatin “Jeta në Komunë”.

Po ashtu, Haziri ka deklaruar se tash nuk është pjesë e politikës së tij furnizimi me shujta i nxënësve të shkollave fillore të Gjilanit.

“Nuk besoj që tash është pjesë e politikës time, kam filluar me fshatrat malore dhe me mbështetjen e nxënësve në pjesët malore të Komunës së Gjilanit mund të stabilizohet, mund të jetë pjesë e planit buxhetor”, ka përfunduar Haziri.

Në debatin e sontëm Haziri do të ballafaqohet me premtimet e tij të dhëna në fushatën për zgjedhjet lokale të vitit 2013 dhe 2017, punën e përfunduara deri më tani në këtë mandat, si dhe punët e mbetura deri në fund të mandatit 4 vjeçar./kallxo.com

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori