LAJMI I FUNDIT:

Haziri apelon për kursim të ujit dhe shmangie të lëvizjes gjatë temperaturave të larta

Haziri apelon për kursim të ujit dhe shmangie të lëvizjes gjatë temperaturave të larta

Në përgjithësi vendi ynë po kalon një kohë me temperatura shumë të larta dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, apelon për kursimin e ujit, kujdesin maksimal ndaj inicimit të zjarreve, por edhe shmangien e lëvizjes gjatë temperaturave shumë të larta për personat e moshuar fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

“Gjilani që nga 13 qershori është duke kaluar nëpër një thatësi shumë të madhe. Deri sot me mbështetjen dhe bashkëpunim të plotë me qytetarët e Gjilanit kemi arritur që të menaxhojmë me lojalitet të plotë situatën e thatësisë. Mirëpo thatësia e madhe që po kalojmë tani kërkon një kujdes edhe më të madh për njerëzit dhe pronat njëkohësisht”, ka thënë  Haziri.

Sipas njoftimit për media, Haziri ka thënë se për të gjithë punëtorët në sektorin publik, që kanë problem me sëmundje kronike do të jenë të lirë ose do të punojnë me një orar të kufizuar, në mënyrë që ta përballojmë këtë kohë me temperature të lartë, në mënyrë që të mos kemi pasoja në njerëz.


Temperaturat e larta - mjekët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë disa këshilla për qytetarët
Lexo po ashtu Temperaturat e larta - mjekët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë disa këshilla për qytetarët

“Falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët, mirëpo duhet të jemi solidar së pari ndaj njerëzve dhe do të sjellim vendime me kohë, që të ruhet shëndeti. Apelojmë edhe qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos dalin në temperature të larta. Sot Gjilani ka një mot me temperaturë 40 gradë celsius dhe ditët në vazhdim do të jenë me temperature tropikale. Gjithashtu nga burimet private apeloj që të mbrohet edhe prona publike, të ketë kujdes maksimal dhe të mos bëhen inicime të zjarreve, të ketë kujdes maksimal në komunikacion deri në kapërcimin e thatësisë”, ka thënë mes tjerash, në apelin e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori