Hedhja e granatës së dorës në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës gjatë ditës së djeshme, po konsiderohet si akt hakmarrës me motive kriminale. Nga Instituti Octopus vlerësojnë se ky sulm ka ardhur si shkas i arrestimit të serbëve për krime lufte me datën 20 shtator, por që sipas tyre kjo është edhe strategji që Vuçiqi e përdor kundër Kosovës.
Përveç këtij sulmi, gjatë ditës së djeshme është raportuar edhe për tre shpërthime të tjera me granata dore në fshatin Ranilluk, të cilat kanë shkaktuar dëme materiale.
Hulumtuesja e lartë nga Instituti Octopus, Arta Haxhixhemajli, tha se pas çdo akti të tillë që ka për qëllim destabilizimin e situatës në veri, qëndrojnë organizata të shpallura terroriste.
“Akti që ka ndodhur, hedhja e granatës në lagjen e boshnjakëve është akt hakmarrje, me motive kriminale që ka ardhur si shkas i arrestimit të serbëve. Mirëpo në anën tjetër, kjo është edhe lloj i politikës që Vuçiqi e përdor kundër Kosovës, por edhe kundër krimeve të kryera në Kosovë nga ana e Serbisë…
Pas çdo akti të tillë që ka për qëllim destabilizimin e situatës në Veri janë organizata terroriste të shpallura, por që janë nën politikën e Vuçiqit për qëllim të implementimit të atyre politikave të kërcënimit, agresionit. Po ashtu, edhe frikësimit siç po e shohim edhe rastet që po ndodhin”, tha Haxhixhemajli.
Tutje, ajo potencoi se sulmet e tilla janë gjithmonë serioze, derisa shtoi se qëllimi i tyre është tensionimi dhe nxitja e konflikteve.
“Sulme të tilla gjithmonë kanë seriozitet të lartë, për arsye sepse duhet të analizohen dhe të merren masa që të parandalohen. Për arsye se qëllimi i tyre shpie tek tensionimi dhe nxitja e konflikteve, po ashtu edhe politikat të Rusisë dhe të Serbisë që kanë për qëllim nxitjen e konflikteve ndikojnë në situata të tilla. Vlen të ceket se masat që ndërmarrën në parandalimin e këtyre situatave, por edhe kuptimi sa më i mirë i atyre politikave që paraqesin një realitet të ndryshëm sesa që është realiteti në veriun e Kosovës, siç është rasti propaganda e Rusisë edhe e Serbisë ndaj autoriteteve të Kosovës, por edhe rasteve të tjera”, shtoi ajo.
Sipas saj, ndërkombëtarët duhet t’i rishikojnë masat dhe të angazhohen në identifikimin e bandave që po shkaktojnë sulme dhe kërcënime të tilla.
“Situata në veri sa i përket anës së ndërkombëtarëve të gjithë janë të vetëdijshëm se çfarë është duke ndodhur, por politikat e shteteve si të Serbisë dhe të Rusisë, që është duke u përdorur jo vetëm në Ballkan por edhe në vendet e tjera, duhet të rishikohen dhe të merren masa. Gjithashtu, duhet të ketë një tentativë për parandalim duke i identifikuar bandat siç janë organizatat terroriste për të parandaluar këso lloj të kërcënimeve që kanë qëllimin për përshkallëzim të situatës”, tha Haxhixhemajli për KosovaPress.
Lidhur me rastin e djeshëm, të hedhjes së granatës në veri të Mitrovicës ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili pretendoi se ky sulm ishte shenjë revolte për arrestimin e tre serbëve, nën dyshime për krime lufte. Ai shtoi se krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë do të ndiqen deri në fund ndërsa hedhja e granatës ushtarake të dorës nga grupet kriminale nuk mund të zmbrapsë drejtësinë.
Ndaj këtyre sulmeve ka reaguar mbrëmë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeff Hovenier, i cili ka është shprehur i tronditur për “mjetet shpërthyese në shumë pjesë të Kosovës”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vajc: Presioni ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për të dhënë dorëheqje, është një shenjë shqetësuese e ndërhyrjes politike në gjyqësor

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker