LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu udhëton për në Hagë, do të takohet me disa prej ish-krerëve të UÇK-së

Haxhiu udhëton për në Hagë, do të takohet me disa prej ish-krerëve të UÇK-së

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot do të udhëtojë për në Hagë.

Siç është bërë e ditur nga MD, qëllimi i vizitës është takimi me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët prej më shumë se një viti mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara.

Flamur Pireva, këshilltari i ministres Haxhiu, të hënën ka thënë për Telegrafin se delegacioni nga Kosova do të takohet me ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, ish-shefin e GP të LVV-së, Rexhep Selimi dhe me ish-krerët e OVL  e UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, e po ashtu edhe me ish-luftëtarin Pjetër Shala.

Haxhiu shkon për vizitë në Hagë, por nuk është e sigurtë nëse Thaçi e Veseli do ta pranojnë në takim
Lexo po ashtu Haxhiu shkon për vizitë në Hagë, por nuk është e sigurtë nëse Thaçi e Veseli do ta pranojnë në takim

Ndërkaq, Thaçi dhe Veseli, nuk e kanë konfirmuar takimin me Haxhiun.

E Haxhiu ditë më parë në emisionin “Përballje”, ka thënë se ajo ka kërkuar takim me të gjithë ata që po mbahen në Hagë.

Ministrja theksoi se ajo me Thaçin e Veselin kanë probleme politike të pasluftës, megjithatë ajo vlerësoi kontributin e tyre në luftë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori