LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Shteti i së drejtës do ta bëjë Kosovën më atraktive për investitorët e huaj

Haxhiu: Shteti i së drejtës do ta bëjë Kosovën më atraktive për investitorët e huaj

Drejtësia funksionale është me rëndësi kritike për tërheqjen e investitorëve të huaj, me theks të veçantë në trajtimin e drejtë të bizneseve dhe luftimin e korrupsionit si fenomen mjaft i shprehur në vend.

Kështu u tha në një tryezë diskutimit mes ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me përfaqësuesit e bizneseve të Odës Ekonomike Amerikane.


Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane tha se çështjet që lidhen me sundimin e ligjit, funksionimin e gjykatave dhe zbatueshmërinë e kontratave, kanë zënë gjithmonë vend në mesin e çështjeve më prioritare me të cilat janë përballur investitorët e huaj dhe sektori privat në përgjithësi.

Ai potencoi se Oda Amerikane është mirënjohëse ndaj Ministres së re të Drejtësisë që e ka përfshirë në prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë themelimin e Gjykatës së Veçantë Komerciale, kërkesë kjo e ngritur nga Oda Amerikane që në vitin 2016.

Ndërkaq, ministrja Haxhiu u shpreh se do të angazhohet maksimalisht për të i çliruar bizneset nga çfarëdo barriera me të cilat mund të përballen, në mënyrë që ato të vazhdojnë të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Sipas saj, sistemi i drejtësisë në vend ka rol kyç në tërheqjen e investimeve të huaja direkte, dhe ai do të fokusohet në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si faktorë që shpesh herë kanë ndikuar në largimin e të njëjtëve.

Haxhiu shtoi se pavarësisht kritikave, krijimi i gjykatës komerciale me kuadro profesionaliste dhe ekspertë, si dhe trajnimi adekuat i gjyqtarëve në këtë aspekt është prioritar dhe me rëndësi të veçantë për institucionin që ajo drejton.

Ndërsa, bizneset e pranishme folën për problemet me të cilat ballafaqohen në raport me gjykatat, përfshirë vonesat në trajtimin e rasteve komerciale, por edhe procedurat e përmbarimit dhe noterizimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori