LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Rreth 900 mijë euro për strehimoret

Haxhiu: Rreth 900 mijë euro për strehimoret

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, sot në Ditën e Gruas, ka vizituar strehimoren e grave “Shtëpia e sigurt” në Gjakovë.

Ajo me këtë rast është njoftuar nga Erblina Dinarama, drejtoreshë ekzekutive e Shtëpisë së Sigurt, me problemet me të cilat po përballet kjo strehimore në të cilën janë të vendosura gra të prekura nga dhuna familjare.

“Shtëpia e Sigurt funksionin që nga viti 2000 dhe kemi deri tash kemi mbështetur mbi 1500 raste të dhunës në familje dhe vetëm gjatë vitit të kaluar janë mbështetur 117 raste. Vitin e kaluar ka pasur rritje të dhunës në familje me 25 për qind dhe shpresojmë se me punën tonë dhe ndihmën tuaj do t’ia arrijmë të luftojmë dhunën në familje”, tha ajo, transmeton KP.

Sakibe Doli, themeluese e Shtëpisë së Sigurt, ka njoftuar ministren Haxhiu me punën që kryen kjo strehimore, për të ndihmuar gratë me fëmijë që përballen me dhunën në familje dhe ndihmat që i ofrohen kësaj strehimore.

“Nevojat e grave janë shumë të mëdha, pasi nisemi nga fakti se një grua hidhet me pesë gjashtë fëmijë në rrugë dhe e dhunuar, atëherë rehabilitimi dhe riintegrimi, shkollimi i fëmijëve dhe ngritja e kapaciteteve të gruas janë shumë probleme”, tha ajo.

Ministrja Haxhiu ka vlerësuar lart rolin e strehimores ‘Shtëpia e Sigurt” për t’iu dalë në ndihmë femrave të prekura nga dhuna në familje.

Ajo ka bërë të ditur se në buxhetin për vitin 2020 janë ndarë rreth 900 mijë euro për strehimoret në Kosovë.

“Jemi këtu bashkë për t’iu ofruar mbështetje për punën që e bëni. Zgjodha Gjakovën pikërisht sepse kudo që shkoj Gjakovë n e marrin shembull, Shtëpinë e Sigurt si diçka që duhet të ndiqet edhe nga strehimoret tjera. Sa i përket ligjit për mbrojtjen nga dhuna në familje, tash është një draft dhe pajtohem se duhet të adresohen edhe disa çështje. Sipas ligjit në fuqi është zëvendës ministri i Drejtësisë është edhe koordinator kundër dhunës. Mendoj se kjo është gabim. Ne kemi menduar ta kemi një sekretariat në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë që të shërbejë si staf civil dhe jo politik… Për herë të parë në buxhetin e Kosovës që do të procedohet është ndarë kodi buxhetor për strehimoret, janë ndarë rreth 900 mijë euro për strehimore”, tha ministrja Haxhiu.

“Shtëpia e sigurt’ në Gjakovë është strehimore e tipit të hapur, ngase gruaja pas kalimit të fazës së emergjencës fillon trajtimin për rehabilitim dhe riintegrim.

Gruaja gjatë qëndrimit në strehimore merr këshillime psikologjike, juridike dhe shëndetësore. Për ta tejkaluar stresin dhe traumat, për t’i mësuar të drejtat e saja që i lejon ligji dhe për të përmirësuar shëndetin e saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori