LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu i reagon Thaçit për deputeten Mulhaxha: Mos mbjell përçarje, ju e keni sjellë Gjykatën Speciale, ne nuk e kemi votuar

Haxhiu i reagon Thaçit për deputeten Mulhaxha: Mos mbjell përçarje, ju e keni sjellë Gjykatën Speciale, ne nuk e kemi votuar
Albulena Haxhiu-LVV

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, i ka dalë në krah deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku e cila duke cituar një analisti serb, ka thënë se ‘Kurti në përballje me Serbinë është më i fortë sepse nuk ka dosje kriminale të UÇK-së’.

Thaçi, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se është krenar që ka qenë Drejtor Politik i UÇK-së por është shprehur se ndjehet i befasuar me deklarimin e deputetes Mulhaxha -Klloçaku.


E Haxhiu i ka reaguar Thaçit duke i thënë se ai e ka sjell Gjykatën Speciale, ndërkaq LVV  nuk e ka votuar.

Thaçi i reagon deputetes së LVV-së e cila citon analistin serb se 'Kurti në përballje me Serbinë është më i fortë sepse nuk ka dosje kriminale të UÇK-së'
Lexo po ashtu Thaçi i reagon deputetes së LVV-së e cila citon analistin serb se 'Kurti në përballje me Serbinë është më i fortë sepse nuk ka dosje kriminale të UÇK-së'

“Kollçaku është një mjeke e njohur nga Peja, vjen nga një familje e nderuar, e cila gjatë luftës ka pësuar nga regjimi serb. Duhet të ndalet abuzimi me imazhin e një njeriu të ndershëm, e me kontribut qytetar e politik”.

“Presidenti i paska nxitur njerëzit kundër saj duke u thirrur në UÇK. Por ky president e ka sjellë Gjykatën Speciale, të cilën ne nuk e kemi votuar. Ky dhe partia e tij e kanë sjellë Zajednicën dhe ne kemi protestuar. Ky president e ka sjellë idenë për heqjen dorë nga veriu. Ky është bërë mbështetës i ideve të Vuçiqit”, ka thënë Haxhiu.

Tahiri: Kollçaku shpërfaqi makinerinë që Vetëvendosje e përdorë për ta përçarë popullin
Lexo po ashtu Tahiri: Kollçaku shpërfaqi makinerinë që Vetëvendosje e përdorë për ta përçarë popullin

Ministrja e Drejtësisë, ka kërkuar nga presidenti Thaçi që të kërkojë falje dhe të mos përçajë.

“I nderuar president, juve duhet të kërkoni falje. Dhe është koha të punojmë për koordinim të qëndrimeve kombëtare, e jo për të mbjellë përçarje. Kryeministri Kurti ka kërkuar koordinim. Është momenti që të tregoni se nuk dini të bëni vetëm përçarje”, ka thënë në fund Haxhiu.

Kollçaku: Më keqinterpretuan për UÇK-në, kam treguar sa shumë kundërshtarë ka Kurti
Lexo po ashtu Kollçaku: Më keqinterpretuan për UÇK-në, kam treguar sa shumë kundërshtarë ka Kurti

Ndërkaq, ndaj deputetes Mulhaxha-Kollçaku, pati reagime të ashpra, duke bërë që ajo të fshijë postimin në llogarinë e saj në Facebook.

Po ashtu Kollçaku ka thënë se i është keqinterpretuar sa i përket UÇK-së, pasi thekson se vetëm ka cituar një analistë serb, për të treguar se sa shumë kundërshtarë ka Albin Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori