LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu i reagon PDK-së: Byroja do të bëhet, pasuria do t’i kthehet shtetit dhe qytetarëve

Haxhiu i reagon PDK-së: Byroja do të bëhet, pasuria do t’i kthehet shtetit dhe qytetarëve

Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar sot 16 ligje në Gjykatën Kushtetuese të miratuara në seancën e Kuvendit të Kosovës, më 5 dhjetor 2024. Në mesin e ligjeve, është edhe Ligji për Byronë për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Për këtë ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila thotë se PDK sërish e paskan dërguar Ligjin për Byronë për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në Gjykatën Kushtetuese.

“Kjo lëvizje tregon më së miri frikën e tyre të thellë ndaj këtij ligji, i cili rrezikon të prekë rrënjët e korrupsionit që ata vetë kanë kultivuar ndër vite. Me këtë veprim, është e qartë se angazhimi i tyre politik nuk ka më të bëjë me aspirata apo vizione për të ardhmen, por thjesht me një përpjekje të dëshpëruar për të mbrojtur pasurinë kolosale të fituar padrejtësisht në të kaluarën”, ka theksuar ministrja.


Ajo thekson tutje se “kjo është lufta e tyre për të mbajtur atë që kanë grabitur në kurriz të qytetarëve”.

“9 shkurti do të jetë dita ku sërish do të ballafaqohen interesat e tyre të ngushta përballë vullnetit popullor për qeverisje të drejtë, dhe luftë ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Pra siç kemi thënë: ju edhe mund të na vononi, por kurrë nuk do ta ndalni vullnetin e popullit për drejtësi. Byroja do të bëhet. Pasuria do t’i kthehet shtetit dhe qytetarëve”, ka pohuar mes tjerash ajo.

PDK i dërgon 16 ligje në Gjykatën Kushtetuese
Lexo po ashtu PDK i dërgon 16 ligje në Gjykatën Kushtetuese

Ministrja ka deklaruar se drejtësia do të mbizotërojë.

Ligjet që PDK i ka dërguar në Kushtetuese janë: Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim, Ligjin për Banka, Ligjin për Inspektoratin Qendror për Mbikëqyrjen e Tregut, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, Ligjin për shërbimet e pagesave.

Po ashtu në Kushtetuese kanë përfunduar Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale, Ligjin për Provimin e Maturës Shtetërore, Ligjin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, Ligjin për Gjykatën Administrative, Ligjin për financimin e menaxhimit të resurseve ujore, Ligjin për Inspektoratin qendror të mjedisit, ujërave, natyrës, ndërtimit si dhe për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore.

PDK po ashtu ka dërguar në Gjykatë edhe Ligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, Ligjin kundër dukurive negative në sport, Ligjin për banim social dhe të përballueshëm dhe Ligjin për Sigurime Shëndetësore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
I dënuar me 21 vite burg në Itali, kapet në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale

I dënuar me 21 vite burg në Itali, kapet në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale

Lajme
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
“Nuk ka burg pa gjyq që e ndal hapin tonë”, Veliaj publikon videon të Tiranës ndër vite

“Nuk ka burg pa gjyq që e ndal hapin tonë”, Veliaj publikon videon të Tiranës ndër vite

Lajme
Kalo në kategori